MЁNYRA E ABDESIT

 
Dėshiroj ta di se si nė vendet arabe lejohet martesa nė mes vete? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 23 mars 2007


Pyetje:
Selam alejkum!
Dëshiroj ta di se si në vendet arabe lejohet martesa në mes vete, si p.sh.: 
me vajzën e dajës apo të tezes. Ju lutem, dëshiroj të di më 
tepër rreth kësaj teme. Me cilin të afërm     lejohet martesa dhe me
cilët është haram.  Zoti ju shpërbleftë!

Përgjigje:
Alejkum selam!

Allahu thotë në Kur’an:

“U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat e vëllait, bijat e motrës, nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri, nënat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjetër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt, e nëse nuk kanë pasur kontakt me to (me gratë), atëherë s’ka pengesë (të martoheni me ato vajza), dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj (jo të bijëve të adoptuar), dhe të bashkoni (përnjeherë në një niqah) dy motra, përpos asaj që ka kaluar. Vërtet, All-llahu falë shumë, është mëshirues i madh."

"(Nuk u lejohet të martoheni) Edhe me gra të martuara (që kanë burrat e nuk janë të lëshuara), përveç atyre që i keni futur në pushtetin tuaj (robëreshat e luftës). (Ky është) obligim mbi ju nga All-llahu. U janë lejuar, pos këtyre (që u përmendën),…" (En Nisa: 23-24)


Bedri Robaj

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.