MЁNYRA E ABDESIT

 
Paradoksi poetik PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Sadbere Hashani   
e enjte. 03 gusht 2006


Njeri! Ke sy, por, a sheh?

Je i humbur, i humbur
Kur të Gjithëdijshmit nuk i beson.

Beson në atë që shihet
Por, ti nuk e sheh shpirtin
Thua se je i mençur
Por, ti nuk i sheh mendët,
Atëherë ku je nisur
Ku do vesh?
Më zë mua për të krisur kurse i krisur je ti vetë.

Pse mashtrohesh duke shkelur të vërtetën?
Pse nënçmoni tjetrin, duke ngritur veten...?

Pse gëzohesh me famën tënde të rrejshme,
Duke ngritur kokën gjoja se si ty nuk ka?
Mendon se jeton në një jetë të përjetshme,
Përbuzja e tjerëve të duket shaka.

Pse mundohesh t'i presh ferrat e kaçës?
Kur ato çdo ditë çelin.
Pse nuk e shkulni me rrënjë?
E unë ta shoh dielllin.

Pse e zeza u duket e bardhë?
Pse e bukura e shëmtuar?
Pse e mundshmja u duket e pabesuar?
Mua duke më kritikuar.

Pse cenzura kolektive e opinionit modern
Më rrah pamëshirshëm e parreshtur,
Më merr për të vrazhdë
Kur unë jam e buzëqeshur.

I ëmbël si mjalti u duket pelimi
I idhët u duket i imi shikim
Ah, mbretëreshë e kohës po shkel fluturimthi
Po ecën e nuk shihesh vetëtimthi.

Të dua se të kam dëshmitare,
Ditën kur unë e ti do të ringjallemi
Kur injorancës qorre do t’i vijnë sytë,
Nga hutia e madhe do të më kap në fyt.

Tash...
Mos u mbulo me petkun e bardhë artificialisht
Mundohesh ta fshehësh blozën tinëzisht
Në vend që të më ftosh në arenë burrërisht
Me tehun e mbrehtë të shpatës më vret pabesisht.

Më shtrëngon fort, duke më helmuar
Më vret, duke më përqafuar
I njoh unë intrigat e tua
Edhe pse buzëqeshur më thua të dua.

E vetmuar isha mes vargjeve khajamjane
Më kapën përdore e më futën në valle,
Trëndafilat e egër rreptas i vështroja
Desha t’i këpus, por përfundoi loja.

U ula në mes të dhomës e po mendoja
Me time mendje po kuvendoja
E shkelën vlerën shekujt e paradoksit poetik-thoja
Ç’të bëjë tash?
Kur revoltën time nuk e pranon më loja.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.