MЁNYRA E ABDESIT

 
Jam njė grua e martuar dhe kam tre fėmijė tė lazdruar.... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 23 mars 2007

Pyetje:

Përshëndetje nga unë!
Jam një grua e martuar dhe kam tre fëmijë. Por, fëmijët janë shumë të lazdruar
e unë kam dëshirë t'i edukoj dhe t'u mësojë diç të re.
Kam provuar shumë herë në të gjitha mënyrat por prapë janë të njëjtë. Ata i kanë të gjitha kushtet, asgjë nuk ju mungon.
Ju lutem, m'u përgjigjni sa më shpejt se kam dëshirë të di më shumë
se si të flas me fëmijët e mi. 
Ju faleminderit për mirëkuptim!

Përgjigje:
Eselamu alejkum!
Së pari, duhet ta lutni Allahun që t’ua mundësojë juve që t'i edukoni fëmijët tuaj ashtu si është Allahu i kënaqur. Pastaj, merrni shkaqe të ndryshme duke bërë gara në mes tyre se kush e përfill më shumë programin që e keni vendosur ju në shtëpi por mos e ndërpritni angazhimin tuaj ngase ju jeni përgjegjësja e parë për edukimin e tyre. Ju këshilloj ta lexoni librin: "Udhërrëfyes për edukimin e familjes – shtatëdhjetë e pesë vërejtje mbi edukimin e fëmijëve" të pr. dr. Abdulkerim Bekkarit.

                                                                                    
Bedri Robaj
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.