MЁNYRA E ABDESIT

 
Jam muslimane e martuar me katolik... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 23 mars 2007



Pyetje:
Jam muslimane e martuar me katolik. Atë e kam marrë me dëshirën time dhe jetoj si është më së miri. 
Por, më pengojnë shumë fjalët që fliten tek ne shqiptarët 
për katolikët e për muslimanët. Të gjithë jemi njerëz...

Përgjigje:
Musliman d.m.th. të besosh se Allahu është Një, nuk ka shok, as rival, ka krijuar gjithçka që  shohim dhe çka nuk shohim. Ai është Furnizuesi i çdo krijese, Ai i vdesë dhe i ngjallë krijesat dhe nuk lejon t'i bëhet asnjë shok apo ndërmjetësues në adhurim. Ka dërguar pegamber të  cilët janë prej nënave të ndryshme por kanë një fe e ajo është se Ai është i vetmi Zot dhe çdo gjë tjetër është krijesë që ka nevojë për Të.

Kurse, sa i përket asaj se ne të gjithë jemi njerëz askush nuk e mohon një gjë të tillë por,  disa njerëz e duan Zotin dhe Ai i don ata dhe kjo është e kërkuar, por ka edhe të atillë që e  duan Zotin por Ai nuk i don ata ngase ata e kanë ndryshuar mesazhin e Tij që e ka zbritur në  Tokë. E kush janë ata lexoje këtë libër me sinqeritet: "A është Bibla fjalë e Zotit?"
Lexoni edhe këto ajete:

"Thuaju (o i dërguar): “O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos e konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut!”  E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni:  “Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)!”  (Ali Imran: 64)

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.