MЁNYRA E ABDESIT

 
Pyetje rreth namazit.... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 23 mars 2007

Pyetje
:
Selamun alejkum!
Dua ta bëj një pyetje rreth namazit: 
A duhet të japim selam edhe në synete kur falemi pasi që 
gjithmonë kam dhënë selam si në synete ashtu 
edhe në farze. 
I fali pesë kohët e namazit qe gjashtë vite por kam dëgjuar prej një motre 
se vetëm në farze duhet dhënë selam. Selamun alejkum! Zoti ju ndihmoftë!

Përgjigje:
Alejkum selam!
Natyrisht se namazi është adhurim me fjalë dhe vepra të caktuara, fillon me tekbir (Allahu ekber) dhe mbaron me selam.
Dhënia e selamit në fund të namazit është prej shtyllave të namazit. Ai që nuk e bën këtë  duhet ta përsërisë namazin ngase ai që e len një shtyllë të namazit nuk mund ta përmirësojë atë vetëm se me përsëritjen e tij (pra nuk përmirësohet me sehvi sexhde).

                                                                                             
Bedri Robaj
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.