MЁNYRA E ABDESIT

 
A ėshtė i obliguar gusli nėse vjen deri te puthja e organit... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 23 mars 2007

Pyetje:
A është i obliguar gusli nëse vjen deri te puthja e organit të mashkullit apo të femrës pa ejakuluar?

Përgjigje:
Selamun alejkum!
Nëse nuk ndodh ejakulimi nuk obligohet gusli, por duhet të merret abdes nëse ejakulon  medhij (ujë i bardhë, i hollë dhe ngjitës i cili del gjatë puthjes, të menduarit. Mund të mos ndihet dalja e tij). Në këtë rast e pastron rrobën me dorë të lagur me ujë.
Sehl ibn Hunejfi ka thënë: kam pasur vështirësi nga të dalurit e medhis dhe jam pastruar shumë shpesh derisa e kam pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s e ai më tha: “Të mjafton të merrësh abdes nga kjo.“ Unë i thashë: Si të veproj me atë që bie në rroba? Më tha: "Të mjafton të merrësh një grusht me ujë dhe ta pastrosh vendin ku e ka prekur ajo (medhija)". (Transmetojnë: Ebu Davudi dhe Tirmidhiu i cili ka thënë se hadithi është i mirë dhe i vërtetë).

                                                                                         
Bedri Robaj
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.