MЁNYRA E ABDESIT

 
Nėse i bashkohesh xhematit nė rekatin e dytė... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 23 mars 2007

Pyetje:
Selam Alejkum!
Nëse i bashkohesh xhematit në rekatin e dytë, p.sh.: në namazin e drekës, 
ikindisë apo jacisëpasi imami të ketë dhënë selam, pas ngritjes dhe vazhdimit të faljes edhe të një rekati a duhet kënduar 
vetëm Elhamdulilahi apo edhe një sure?
Allahu ju shpërbleftë me të mira në të dy botët!

Përgjigje:
Alejkum selam!
Nëse e keni zënë rekatin e dytë të namazit me katër rekate, atëherë ju, pasi të jep selam imami, ngriheni dhe e falni rekatin e fundit të namazit dhe e këndoni vetëm el-fatihanë.
Ngase, kur vonoheni në namaz ju duhet ta konsideroni fillimin e namazit prej aty ku ju e filloni e jo ku është imami dhe pastaj e plotësoni atë çka ju ka mbetur.
Transmetohet nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur bëhet ikameti për namaz, mos shkoni duke vrapuar, por shkoni duke ecur dhe shkoni  të qetë, çka arrini faleni dhe çka ju ka ikur plotësojeni.“ (Mutefekun alejhi)
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.