MЁNYRA E ABDESIT

 
Sa herė lejohet qė tė shihesh me njė djalė me mahrem jashtė nikahut? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 23 mars 2007


Pyetje:
Sa herë lejohet që të shihesh me një djalë me mahrem jashtë nikahut?
Pres përgjigjen tuaj! Allahu ju shpërbleftë për mundin!


Përgjigje:
Eselamu alejkum!
Transmetohet nga Xhabiri r.a. se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. se ka thënë: “Nëse dëshiron ndokush prej jush ta fejojë një grua dhe ka mundësi të shikojë prej saj çka e tërheq atë për niqah (kurorëzim) le ta bëjë (shikojë). (Transmetojnë: Ebu Davudi dhe Imam Ahmedi).
Dhe, transmetohet nga Mugire ibn Shube se kur e ka fejuar një grua, i Dërguari i Allahut,  s.a.v.s. i ka thënë: “Shikoje atë ngase kjo është më e mirë që të vazhdojë martesa juaj.“ (Mutefekun alejhi).
Nga këto dy hadithe shihet qartë se me shikimin e gruas është për qëllim aq sa e tërheq për martesë, e jo të bëhen biseda apo takime të shpeshta siç ndodh me shumë vëllezër e  motra.
Nëse është më se e nevojshme të takoheni më shumë se njëherë me mahrem nuk ka ndonjë ndalesë, por duhet ta kemi frikë Allahun që mos të bëjmë siç bëjnë fasikët (njerëzit e prishur) duke bërë takime, biseda të shpeshta e të panevojshme.

                                                                         
Hussein Serraxhi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.