MЁNYRA E ABDESIT

 
Ėshtė duke mė pėlqyer njė djalė ... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 23 mars 2007

Pyetje:
Jam një motër muslimane e cila i fali pesë kohët e namazit e nganjëherë edhe namaz nate. 
Është duke më pëlqyer një djalë i cili gjithashtu falë namaz. 
Kam bërë dua që të m'a lehtësojë 
All-llahu që të jem bashkë me të. Duaja më është pranuar po si 
duket atë rast nuk kam ditur ta shfrytëzojë ose nëse e lidhim me caktimin 
e All-llahut nuk ka qenë e shkruar për atë periudhë kohore. 
Unë vazhdoj ta bëj duanë e njëjtë. Çka mund të thoni për këtë. 
Cili është komenti juaj?

Përgjigje:
Eselamu alejkum!
Nëse ju ka pëlqyer morali i tij dhe është musliman i ndershëm, Allahu ua lehtësoftë, por nëse nuk i ka këto cilësi lutne Allahun që t’ua lehtësojë aty ku është më mirë.
Kurse, pse nuk e keni shfrytëzuar momentin kur ju është mundësuar, Allahu i Madhëruar thotë: ”Por,  mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu e di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini." (El Bekare: 216).
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.