MЁNYRA E ABDESIT

 
Zhvillimi i foshnjės nė tremujorin e tretė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 19 mars 2007



               
                                  Java e njëzetetetë

Tani fëmija juaj merr frymë sikurse që merr frymë edhe pas lindjes, vetëm se tash thith dhe nxjerr lëngun amniotik.
Gjatësia e bebës është 37 cm dhe pesha 900 gram.

                                 Java e njëzetenëntë

Në ultrazë fetusit i shihen të gjitha detalet e secilit organ. Në kokë i rriten flokët. Gjatësia e fetusit është 38 cm dhe pesha 1000 gram.
Për nënat: Trupi juaj e merr një formë interesante në mënyrë që të shfrytëzojë edhe pak hapësirë për rritje të  bebës suaj. Kur organet e juaja që gjenden në zgavrën e abdomenit ngriten mbi nivelin e diafragmës, kafazi juaj i krahërorit do të zgjerohet për disa centimetra dhe në këtë mënyrë mushkërive iu sigurohet hapësirë më e madhe. Mushkëritë e juaja punojnë në mënyrë efikase dhe  nxjerrin sasi më të mëdha të ajrit në krahasim me kohën para shtatzënisë. Çdo atlet do ta vërejë këtë.

                                    Java e tridhjetë

Në këtë javë i rritet sasia e indit yndyror nënlëkuror. Beba i hap sytë dhe e shikon mitrën dhe në këtë mënyrë i ushtron muskujt me të cilët më vonë do të ketë mundësi të fiksojë fotografitë.
Gjatësia e bebës tani është 39 cm dhe pesha 1100 gram.
Për nënat: Problemet me fjetje rriten gjithnjë e më shumë. Ju pengon barku, në shpinë nuk mund të shtriheni dhe jeni e shqetësuar. Për këtë arsye, kur keni mundësi që të fleni shfrytëzojeni rastin!

                                  Java e tridhjetenjëtë

Organet janë tërësisht të formuara përveç  mushkërive sepse ende nuk janë të hapura tërësisht alveolat që ajri të mund të hyjë lirisht në to.
Gjatësia e bebës është 40 cm dhe pesha 1400 gram.
Për nënat: Në javët e fundit beba liron rreth 0,5 l urinë në ditë në lëngun amniotik dhe e thith pak, më pak se këtë sasi gjatë ditës. Ndoshta, kjo ju duket jo e këndshme por jashtëqitja e bebës është sterile. Sasia e madhe e lëngut amniotik tregon se beba nuk po e gëlltit atë mjaft dhe për këtë arsye mund të lajmërohen probleme shumë serioze.
Mund të lajmërohen edhe kontraksionet e mitrës.

                                   Java e tridhjetedytë

Lëkura e bebës e ndërron ngjyrën nga e kuqja e mbyllët në ngjyrë trëndafili.
Beba e merr një pozitë të caktuar në mitër e cila nuk do të thotë se është përfundimtare. Gjatësia e bebës është 40,5 cm dhe pesha 1600 gram.
Për nënat: Mitra është rritur mjaft shumë dhe e zë vendin më të madh të zgavrës së barkut. Edemat (të ajurat) në duar dhe në këmbë janë normale. Nëse lajmërohen në pjesën e sipërme të trupit dhe në fytyrë menjëherë vizitoni mjekun!  

                                Java e tridhjetetretë

Mbështjellësi i barkut të fetusit, i cili e mbulon lëkurën,  bëhet më i trashë. Thonjtë në të gjithë gishtërinjtë rriten. Tani beba merr pozitën përfundimtare me kokë të kthyer nga hapja e qafës së mitrës. Gjatësia e bebës tani është 41.5 cm dhe pesha 1800 gram.
Për nënat: Në kërthizë ndodhin disa ndryshime: Kur beba me shpinë mbështetet në të ajo do të del jashtë, kurse kur largohet ajo do të kthehet në vendin e vet.

                                 Java e tridhjetekatërt

Edhe pse mushkëritë janë tërësisht të formuara nuk është e sigurt se beba nuk do të ketë problem me frymëmarrje. Gjatësia e bebës është 43 cm dhe pesha 2300 gram.

                                Java e tridhjetepestë

Do të zvogëlohet sasia e lëngut amniotik. Mitra do të zgjatet përkohësisht. Beba ndonjëherë lëviz.
Gjatësia e bebës është 44.5 cm dhe pesha 2300 gram.

                               Java e tridhjetegjashtë

Nëse lind tani beba ka gjasa të jetoj në 100% të rasteve. Gjatësia është 46 cm dhe pesha 2500 gram.
Për nënat: Ka mundësi që koka e bebës të lëshohet poshtë, por ka mundësi që kjo të ndodh pak para lindjes. Nëse kjo ndodh ju mund të merrni frymë më lehtë sepse është zvogëluar presioni në zgavrën e barkut dhe mushkëritë mund të lëvizin lirshëm.

                                  Java e tridhjeteshtatë

Beba juaj i humb qimet me të cilat ka qenë e mbështjellur në tërë trupin përveç në krahë, në duar dhe në këmbë. Beba tani prodhon vet hormone. Më e rëndësishmja prej tyre është kortizoni i cili ndihmon në pjekjen përfundimtare të mushkërive. Gjatësia e bebës tani është 47 cm dhe pesha 2750 gram.

                                    Java e tridhjetetetë

Beba është e gatshmë për lindje. Zorrët i ka të mbushura me mekon e cila ka ngjyrë të gjelbërt të mbyllët dhe është jashtëqitja e parë që do ta nxjerrë beba juaj. Kjo përmbajtje shkakton lëvizje të zorrëve dhe kjo lëvizje e zorrëve mund të nxjerrë jashtëqitjen gjatë kohës së lindjes, por kjo ndodh zakonisht pas lindjes. Te meshkujt testiset janë të lëshuara në skrotum (qese). Gjatësia e bebës është 48 cm dhe pesha 3000 gram.
Për nënat: Problemet me jashtëqitje rriten. Hani pemë të ziera dhe kivi!

                                   Java e tridhjetenëntë

Organet e bebës punojnë ashtu siç punojnë edhe pas lindjes.
Gjatësia e bebës është 49 cm dhe pesha 3200 gram.

                                         Java e dyzetë

Beba ka marrë pozitën më të përshtatshme për daljen jashtë. Trupin e ka të përkulur.
Gjatësia e bebës është 50 cm dhe pesha 3500-4000 gram.
Për nënat: Urime! Çdo moment pritet të shkoni për lindje, të gjitha mundimet për pak çaste përfundojnë dhe do t'i kujtoni vetëm momentet e mira.


Përktheu: Blerta Shaqiri



 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.