MЁNYRA E ABDESIT

 
Zhvillimi i foshnjes nė tremujorshin e dytė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 19 mars 2007

                                        Java e katërmbëdhjetë

Në javën e katërmbdhjetë të gjitha pjesët e trupit pjeken dhe zhvillohen.Koka merrë propurcionin që i ngjanë kokës së lindur. Qafa është më e zhvilluar dhe mjekrra e fetusit nuk mbështetet më për gjoksi. Këtë javë fetusi ka gjatësi 9 cm dhe peshë 60 gram.
Për nënat: lirohuni, keni kaluar tre muajshin e parë me plotë mundime…tash është më qetë. Nëse nuk jeni shtatëzënë për hërë të parë tani është koha që të veshni rrobat e shtatëzanisë, kurse nëse bëhet fjalë për shtatëzaninë e parë për këtë ende ka kohë.

                                       Java e pesëmbëdhjetë

Këtë javë beba fillon të thithë gishtin!
Beba i ngjan njeriut, këmbët janë më të gjata se duartë dhe skeleti është mirë i zhvilluar. Tani janë zhvilluar edhe shumë qendra nervore. Nervat e trurit zhvillohen dhe për pak kohë do të fillojnë të shkojnë informatat prej organeve tjera në tru dhe prej trurit në organet tjera. Beba ka gjatësi 12 cmm dhe peshon 100 gram.

                                    Java e gjashtëmbëdhjet

Me lëvizje të ndryshme të fytyrës, fetusi i juaj shpreh ndienjat e tij, por fatkeqësisht kjo nuk duket në ultraza. Këtë javë zhvillohen mushkëritë fetale dhe fëmiu bën ushtrime të frymëmarrjes çdo ditë. Tani fetusi ka gajtësi 16 cm dhe peshë 135 gram.
Për nënat: Nënat të cilat kanë qenë shtatëzënë edhe më parë tani mund t’i ndiejnë lëvizjet e para të bebës. Tash është koha për kontrollin e parë në ultraza. 

                                     Java e shtatëmbëdhjetë

Këtë javë paraqiten vetullat dhe qerpikët.
Beba ka gjatësi 18 cm dhe peshë 185 gram. Për nënët: Barazpesha hormonale rregullohet, dhe ju kthehet dëshira për marrëdhënie intime.

                                    Java e tetëmbëdhjetë

Lëkura e fetusit është e tejdukshme dhe e hollë sepse ende nuk e ka indin nënlëkuror.
Këtë javë zhvillohen veshët dhe beba juaj tani e ndëgjon zemrën tuaj dhe punën e zorrëve…këto janë tinguj më të cilat do të mësohet beba juaj, dhe këtë mund ta vërtetoni pas lindjes së bebës kur të vendosni bebën tuaj të mbështetur për gjoksi. Beba ka gjatësi 21 cm dhe peshë 235 gram
Për nënat: Tani mund t’i ndieni lëvizjet e para të bebës. Pesha juaj duhet të shtohet që nga fillimi i shtatëzanisë deri tani vetëm 4 kg, dhe kujdes në ngrënien e tepërt. Mbani higjenën e gojës.

                                   Java e nëntëmbëdhjetë

Rritja e bebës nuk është shumë e shpejtë, tash ajo më shumë shton peshë. Formohet indi yndyrorë i cili i ndihmon në rregullimin e temperaturës trupore. Formohen edhe folikulat e dhëmbëve të përhershëm. Beba ka gjatësi 23 cm dhe peshë 285 gram
Për nënat: Barku juaj tani rritet rreth 20%.

                                      Java e njëzetë

Në lëlurën e fetusit fillon të formohet “verniks kazeoza” një lyerje e bardhë e cila e mbron lëkurën e fetusit nga lëngu amniotik. Fetusi u përgjigjet në prekje, me shtypje të lehtë palpative të nënës shkakton lëvizjet e fetusit. Nëse beba është femër në këtë kohë do të formohet mitra dhe kanali i vaginës i cili do të zhvillohet gradualisht. Gjatësia e besës është 25.5 cm dhe pasha 340 gram.
Për nënat: Tani mirta juaj do të rritet nga 1 cm në javë, dhe është koha për kontraollin e dytë në ultraza.

                                   Java e njëzetë e një

Në tërë lëkuren e fetusit do të lamërohet “lanugo”, qimet e vogla dhe të rralla. Dëgjimi është aq i zhvilluar saqë beba mund t’i ndëgjoi zërat nga jashtë. Gjatësia e besës tani është 28 cm dhe pasha 400 gram.
Për nënat: Kujdes në barazpeshën e ushqimit.

                                    Java e njëzet e dytë

Qendrat e trurit zhvillohen shumë shpejt sidomos ato që janë përgjegjese për të menduarit, mësuarit dhe të kujtesës. Edhe kockat tani janë dukshëm më të forta dhe lëkura bëhët më e trashë dhe më pak e tejdudshme.
Për nënat: Është e mundur të lajmërohen problemet në zgjërimin venave. Beba lëviz edhe më shumë sidomos atëhetë kur ju pushoni.

                                  Java e njëzet e tretë

Madhësia e trupit të fetusit tani është defenitivisht në proporcion me madhësinë e kokës dhe fetusi ngjan me të pasalindurin. Nëse është mashkull tani zhvillohen mirë skrotumi, kurse nëse është femër vezoret, të cilat përmbajnë më miliona qeliza vezë të cilat fillojnë të shkatërrohen të cialt deri në momentin e lindjes mbesin vetëm 10 % të tyre. Gjatësi e bebës është 31 cm dhe pasha 440 gram.
Për nënat: Edhe pse koha ndoshta nuk është shumë e ftohtë ju do të ndieni të ftohtë për shkak të shumëzimit të homoneve !

                                  Java e njëzet e katërt

Beba juaj e ka të zhvilluar ritmin ditor, dhe këtë e vëreni se si i ndryshon aktiviteti i bebës gjatë gjithë ditës, herë herë është shumë aktive pastaj më e dobët deri në qetësi të plotë. Zemra e bebës mund të ndëgjohet me ndëgjojse të thjeshtë. Tani ka gajtësi 33 cm dhe peshë 500 gram.
Për nënat: Në trup mun t’iu paraqiten disa vija të zeza të cilat zhduken pas lindjes, shkaku i tyre është shumëzimi i hormoneve.

                                    Java e njëzet e katërt

Zhvillimi i trurit është shumë i komplikuar sepse zhvillohen edhe funksione të tjerë të cilat janë të nevojshme për bebën pas lindjes. Beba rritet edhe 1 cm dhe shton edhe 100 gram të tjera.
Për nënat: Lajmërohen mundimet si: shtrëngime, frymëmarrje më e vështirësuar.

                                    Java e njëzet e gjashtë

Yndyra në indin nënlëkuror zhvillohet edhe më tutje me shtimin e peshës. Tani ka gjatësi 35 cm dhe peshë 700 gram.
Për nënat: Nëse nga gjinjët vëreni se ju del një lëng i verdhë mos u merakosni, fjala është për kolostorumin, qumështin e parë i cili zakonisht lajmërohet edhe para lindjes dhe kjo nuk është jonormale nëse ju lajmërohet tani.

                                    Java e njëzet e shtatë

Kapakët e syrit janë aq të zhvilluar sa beba juaj mund t’i hap sytë dhe shikon në mitren tuaj, po ashyu e vëren edhe driten që depërton nëpër shtresat e barkut. Beba juaj e ushton gëlltitjen dhe e thith gishtin e madh duke ushtruar frymëmarrjen. Nëse beba juaj lind tani që është para kohe ka gjasa me mbijetu. Gjatësia e bebës është 36 cm dhe pasha 800 gram.
Për nënat: Përgatituni për lindje, lingamentet e juaja vetëm po lirohen…Ky lirim dhe ky shtrëngim mund të shkaktoi dhembje therrëse dhe në çdo shtatëzani të ardhshme kjo dhembje mund të jetë edhe më e madhe.

                                                                            Përktheu: Blerta Shaqiri

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.