MЁNYRA E ABDESIT

 
Supė orizi me domate PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta   
e hėnė. 19 mars 2007



Për 4-5 persona duhen:

Lëng mishi 1,5 litra,
oriz 4 lugë gjelle,
1 qepë,
2-3 domate,
50 gram gjalpë


I vemë domatet t’i ziejmë me sasinë e duhur të ujit, i qesim në një sitë ose kullesë. Shënojmë se domatet duhet të jenë të mjaftueshme, në mënyrë që lëngu i tyre, si të shkohet në sitë, të jetë mjaft i dendur. Pastaj në një tigan me gjalpë fërgohen qepë të grira imët derisa të zverdhen dhe hidhen domatet të cilat fërgohen së bashku me qepët 2-3 minuta.
Në lëngun e mishit ose në ujë të vluar hidhet orizi dhe pas 10 minutash hidhet kripa, perimet e fërguara dhe lihen në zjarrë të ngadalshëm derisa supa të jetë zier.

Në fund ajo rregullohet me majdanoz të grirë imët dhe piper të zi.


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.