MЁNYRA E ABDESIT

 
Jam njė vajzė 16 vjeēare dhe jetoj nė CH. Kam shumė dėshirė tė mbulohem... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 19 mars 2007

Pyetje:

Es-selamu alejkum!
Ju përshëndes dhe ju përgëzoj për këtë faqe. Masha-All-llah!
All-llahu ju shpërbleftë për mundin tuaj!

Kam një pyetje: jam një vajzë 16 vjeçare dhe jetoj në CH. Kam shumë dëshirë të mbulohem por nuk më lejojnë prindërit e mi.
Nuk e di si t'ia bëj. Tani, Subhanallah,
ata më thonë që mund të mbulohem kur t'i bëj 18 vjet por 
deri atëherë, në qoftë se vdes, çka bëj?
Ju lutem më ndihmoni dhe më tregoni se si
do të jetë gjykimi për këtë gjë?
Ju falënderoj!
Es-selamu alejum!

Përgjigje:
Alejkum selam!
Motër, Allahu mbulesën e ka obliguar për muslimanet në kohën kur trupi i saj rritet dhe ka mundësi që të ndikoj në shikimin e të rriturve dhe për këtë Allahu i obligoi me fjalën e Tij. I Mëshirshmi thotë: ”O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues." (Ahzab: 59)
Por, ti motër mundohu që t'i bindësh prindërit që të lejojnë që të mbulohesh, ose mundohu që të ndërmjetësojë dikush që ndikon te prindërit e tu që ata mos ta ndalojnë mbulesën dhe lute Allahun që t'i udhëzojë prindërit në atë që është i kënaquar Allahu s.v.t . Allahu ta lehtësoftë!

                                                                                             
Bedri Robaj
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.