MЁNYRA E ABDESIT

 
Unė kam njė pyetje nė lidhje me marrjen e guslit pas marrėdhėnieve intime nė bashkėshortėsi PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 19 mars 2007
Pyetje:
Selamun Alejkum!
E nderuara redaksi, unë kam një pyetje në lidhje me marrjen e guslit pas 
marrëdhënieve intime në bashkëshortësi!
Duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit tonë, Muhammedit a.s., i cili 
thotë: ”Nëse një grua e thërret burri i saj që të bëjë marrëdhënie dhe 
ajo nuk i përgjigjet (pa pasur shkak) atë do ta mallkojnë melaiket deri 
sa të zgjohet."
Dua të pyes se, pas çdo thirrjeje të këtillë nga ana e bashkëshortit, a 
obligohet gusli?

Sigurisht që kam njohuri rreth guslit pas xhunubllëkut, por në raste të 
shpeshta të marrëdhënieve intime a ka ndonjë lehtësim rreth marrjes së
guslit, duke pasur parasysh se gratë
kanë edhe obligime të tjera dhe është e pamundur të
bëhet kjo, por edhe është turp nga ana e familjarëve 
të tjerë të shohin se ajo (gruaja) e përdor shpesh banjon për t'u pastruar!

Përgjigje:
Alejkum selam!
Nëse takohen dy organet e bashkëshortëve obligohet gusli (pastrimi i gjithë trupit),  siç ka ardhur në hadithin që e transmeton Ebu Hurejra nga i Dërguari i  Allahut s.a.v.s i cili ka thënë: “Nëse ulet mes këmbëve dhe duarve të saj, pastaj takohen dy organet obligohet gusli“. Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Edhe nëse nuk del sperma obligohet gusli.   
Dhe nuk është turp motër, por është një pastërti dhe obligim nga Allahu s.v.t. 

                                                                             Bedri Robaj
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.