MЁNYRA E ABDESIT

 
Dėshiroj tė m'a shpjegoni se pse s'po mundem tė gjej qetėsi nė namaz? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 19 mars 2007

Pyetje:

Dëshiroj të m'a shpjegoni se pse s'po mundem të gjej qetësi në namaz.
Eselamu alejkum!

Përgjigje:
Alejkum selam. Së pari duhet të kemi kujdes dhe të mos bëjmë në namaz diçka që nuk ka bazë në Kur’an apo në Sunnet (pra t’iu largohemi risive).T'i veprojmë sunnetet në namaz.
Të parapërgatitemi për namaz (të lexojmë ndonjë tregim të sahabëve, si kanë falur namaz ata gjatë gjithë natës dhe e kanë fshehur atë prej njerëzve sikurse  ne sot që i fshehim mëkatet).
Kur të hymë në namaz duhet ta kujtojmë madhërinë e Allahut (të kujtosh se Ai ka krijuar qiejt dhe tokën, detet me plot ujë, planetet, ka krijuar me miliona yje,  kurse ti je një krijesë e vogël nga shumë krijesa që Ai ka krijuar, dhe për t'iu afruar Atij i lexon fjalët e Tij dhe i bjen në sexhde, i lutesh çka të duash e Ai të përgjigjet) pra, t'i kujtojmë të mirat që Allahu i ka krijuar për ne.
Largohu nga shikimi në haram. Sufjan Ethevri ka thënë: "Një shikim në haram të humb netë të tëra të namazit të natës."Dhe ka thënë: "Pesë muaj nuk kam mundur të fali namaz të natës për një mëkat që e kam bërë."
Ibn Kajjim el-Xhevzi ka thënë: "Sikur të mos kishte dënim tjetër në këtë botë për ata që bëjnë mëkate, vetëm humbja e kënaqësisë në namaz do t'u mjaftonte."
Leximi i shumtë i Kur’anit dhe meditimi i ajeteve në namaz, etj.

Bedri Robaj  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.