MЁNYRA E ABDESIT

 
A ėshtė i lejuar kastrimi (tredhja) i kafshėve, nė kėtė rast i maceve... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 19 mars 2007

Pyetje:
Selam alejkum!
Allahu ju shpërbleftë me të gjitha të mirat!
Pyetja ime është me sa vijon: A është i lejuar kastrimi (tredhja) i kafshëve, në këtë rast i maceve, kur shteti aplikon një aksion të tillë shkaku i shumimit drastik të tyre dhe a është e lejuar që të ndërmerren masa të tilla ndaj çfarëdo lloj kafshe. Pyes konkretisht për macet, se ato kanë disa cikle të shumimit gjatë vitit nga të cilat mesatarisht dalin tri, por mund të dalin edhe nga gjashtë trashëgimtarë branda vitit. Në qytetin tonë macet janë në numër shumë të madh edhe vështirë gjinden, jo vetëm për ushqim por heqin edhe nga veturat të cilat i shkelin ato… A është më humane të kastrohen ato që ekzistojnë apo të mbyten siç bëhet me qentë? Australia ka ndërmarrë masa të tilla edhe ndaj kuajve.
Po qe se kjo që më intereson nuk lejohet, ju lutem të m'i përmendni argumentet. Nëse prindërit nuk pajtohen që të ruash mace për shembull, a duhesh që të lirohesh nga ajo, ta lësh diku ose ...? Allahu ju shpërbleftë!Selam alejkum!

Përgjigje:
Alejkum selam!
Nuk kemi përgjigje momentalisht për kastrimin e kafshëve.
Kurse, sa i përket asaj se a lejohet ta lësh macen dhe ta largosh nga shtëpia, po lejohet ngase nuk je e obliguar ta ruash atë.

Hussein Serraxh
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.