Zhvillimi i foshnjės nė tremujorin e parė |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e hėnė. 19 mars 2007 |
Shtatzënia llogaritet prej ditës së parë të menstruacioneve të fundit dhe jo ditës së hedhjes së spermës në mitër.
Arsye e kësaj është se një numër i vogël i femrave (10-15%) e ka ciklin e plotë i cili zgjat 28 ditë, kështu që, nuk mund të llogaritet dita e saktë se kur ka ndodhur bashkimi i spermatozoidit me qelizën vezë. Rreth ditës së gjashtë pas bashkëdyzimit blastocista kapet për mukozën e mitrës dhe futet në të derisa indi makuzal i mitrës e mbulon atë në tërësi. Në këtë moment shtatzënia veç ka filluar dhe nyja embrionale e ka marrë formën e një disku të shtypur. Tash atë e ushqen trofoblasti i cili rritet afër mukozës së mitrës. Tani për herë të parë nëna e ushqen dhe e mbron atë. Java e katërt Tani zigoti arrin në mitër që për pak noton lirshëm e pastaj përforcohet për mukozën e mitrës. Zhvillohen qendrat prej të cilave zhvillohen organet që janë të domosdoshme për vazhdimin e mëtutjeshëm të shtatzënisë. Disku embrional bëhet në formë ovale. Embrioni shihet dhe ka madhësi sa një pikë.
Java e pestë Në javën e pestë fillon të zhvillohet sistemi nervor, organet sensitive, indi epitelial, mushkëritë, zorrët, indi kockor, muskujt, trakti urinar dhe organet gjenitale. Në fund të kësaj jave embrioni është i gjatë rreth 2 mm dhe përafërsisht çdo ditë i dyfishohet vëllimi. Disku e dhe organet e jashtme të frymëmarrjes. Në njërën anë të embrionit lajmërohet një e ngritur prej të cilës do të zhvillohet koka kurse në anën tjetër formohet një bisht pjesa më e madhe e të cilit do të humbet dhe prej saj do të mbetet vetëm kocka. Gypi i zemrës tregon një zgjatje dhe nga ajo formohet zemra. Lidhja me qarkullimin e gjakut me nënën vendoset dhe kështu hormonet e formuara te embrioni gjenden edhe në qarkullimin e gjakut të nënës.
Java e gjashtë Zemra e vërtetë ende nuk e ka marrë formën përfundimtare. Ajo përbëhet prej dy kanaleve të lidhura me kapilarë të gjakut dhe kështu qarkullimi është vendosur dhe zemra “troket”. Në ultrazë embrioni shihet në formë të disa vijave paralele në mes të cilave shihet puna e zemrës dhe tani me siguri dihet se beba është e gjallë. Embrioni tash e ka kokën, bazën e trurit dhe katër të ngritura prej të cilave më vonë do të formohen duart dhe këmbët. Tani formohen buzët, nofullat dhe dhjetë folikulët e dhëmbëve. Embrioni tani ka gjatësi 6 mm dhe peshon sa 1-2 kokrra të farave të mollëve.
Java e shtatë Nga ato katër të ngriturat tani veç formohen duart dhe këmbët dhe vërehen shenjat ku do të rriten gishtërinjtë. Shtylla kurrizore dhe truri veç janë zhvilluar, koka duket si e njeriut por është më e madhe se trupi dhe është e kthyer kah trupi. Në fundin e javës së shtatë në ultrazë (jo te të gjitha rastet) vërehen lëvizjet e shkurtra të kokës përpara dhe prapa dhe pjesa e fundit e trupit i lëviz anash. Embrioni tani ka gjatësi 13 mm.
Java e tetë Edhe pse shumica e organeve vitale janë formuar ato ende nuk e kryejnë funksionin e tyre. Zemra e embrionit troket dy herë më shpejt se sa zemra e personit të rritur, pra, rreth 140-150 herë në minutë. Tani janë formuar sytë, veshët dhe buzët të cilat embrioni mund t'i hapë. Duart dhe këmbët janë mjaft të gjata ashtu që beba mund t’i lëvizë dhe këto lëvizje shihen në ultrazë. Beba ka gjatësi 2.2 cm dhe peshon 2.5 gram.
Java e nëntë Në këtë javë shputat dhe gishtat e duarve janë më mirë të zhvilluara sesa shputat dhe gishtat e këmbëve. Beba tash i bën lëvizjet më të ndërlikuara duke përfshirë rrotullimin, largimin dhe afrimin e dorës. Gjatësia e bebës tash është 3.5 cm dhe peshon 3 gram.
Java e dhjetë Gishtat janë plotësisht të zhvilluar dhe nyjet formohen. Koka rritet shpejt për shkak të vendit të nevojshëm për trurin. Bishti që ka qenë i pranishëm më nuk ekziston. Gjatësia mbetet 3.5 cm kurse pesha rritet dhe bëhet 5 gram.
Java e njëmbëdhjetë Beba tash quhet fetus dhe jo embrion. Kjo do të thotë që në këtë javë përfundon zhvillimi i të gjitha organeve të kokës. Periudha kritike e ndieshmërisë veç ka kaluar. Vezorët dhe testisët janë të formuar, te meshkujt formohet edhe penisi. Koka përbën 1/3 e gjatësisë së trupit. Gjatësia e fetusit tash është 5.5 cm ndërsa peshon 10 gram. Java e dymbëdhjetë Në këtë javë shihet koka e rrumbullakët dhe simetrike. Shihen sytë e mbyllur, shtylla kurrizore, duart dhe këmbët. Fetusi noton dhe ju përkdhelë edhe pse nëna nuk e ndien këtë. Fillojnë lëvizjet e kafazit të krahërorit dhe i ngjajnë frymëmarrjes. Tani fetusi e ka gjatësinë 6.5 cm dhe peshon 18 gram.
Java e trembëdhjetë Beba juaj tani i ushtron muskujt e buzëve që janë të nevojshëm për thithje. Koka nuk është më joproporcionale në krahasim me trupin. Gjatësia tani është 7.5 cm dhe pesha 30 gram.
Përktheu: Blerta Shaqiri
|