MЁNYRA E ABDESIT

 
Dėnimi e atij qė bėn vetėvrasje PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 15 mars 2007
  


Transmetohet nga Ebu Hurejra radijallahu anhu se ka thënë i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem: ”Kush kërcen nga një kodër dhe e mbytë vetën e tij, ai do të hyjë në zjarrë të  xhehennemit ku aty do të qëndrojë përgjithmonë, dhe kush pinë helm dhe e mbytë vetën e tij, ai helm do të vëhet në dorën e tij dhe do të pijë (prej tij) në zjarrë të xhehennemit ku aty  do të qëndrojë përgjithëmonë, dhe kush e mbytë  vetën e tij me hekur (thikë) ai hekur do të vëhet në dorën e tij, do ta godas me të barkun e tij në zjarr të xhehennemit ku aty do të qëndrojë përgjithmonë.“ (Transmeton Buhariu  në Sahihun e tij)

Transmetohet nga Harith bin Dehak se i Dërguari i Allahut sallahu alejhi ve selem ka thënë: ”Kush betohet në ndonjë fe vec Islamit ai është  ashtu sic ka thënë, nuk betohet biri i Ademit në atë që nuk e posedon, dhe kush e vret vetën e tij me dicka  në këtë botë do të dënohet me të në ditën e gjykimit, dhe kush e mallkon një besimtar sikur e ka vrarë atë, dhe kush e gjuan besimtarin me kufër (kush i thotë besimtarit qafir)  sikur e ka vrarë atë.“ (Transmeton Buhari në Sahihun e tij)

Përktheu Bedri Robaj

 

 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.