MЁNYRA E ABDESIT

 
Shpallja e tė Dėrguarit tė fundit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Muhammed S. El-Almanij   
e mėrkurė. 14 mars 2007



Në veçanti dijetarët çifutë dhe të krishterë e dinin se ishte afruar koha e paraqitjes së një profeti të ri. Edhe në ditët e sotme, në atë që ka mbetur nga Dhjata e Vjetër gjejmë shumë paralajmërime lidhur me ardhjen e Muhammedit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), e poashtu edhe mjaft paralajmërime që kanë të bëjnë me jetën e tij dhe që përputhen plotësisht me këtë. Sipas transmetimeve të vërteta, të cilat gjinden para nesh, shumë të krishterë dhe çifutë i njohën menjëherë shenjat e pejgamberisë në Muhammedin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të). Posacërisht, dijetarët e asaj kohe ishin ata të cilët pa asnjë dyshim e pranuan Muhammedin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) si të dërguar të Allahut.

Lidhur me këtë Allahu i Lartësuar thotë:

Kur e dëgjojnë atë që i është zbritur të Dërguarit (Kur'anin), prej syve të tyre rrjedhin lotë, ngase e kanë kuptuar të vërtetën dhe thonë: "Zoti ynë, ne kemi besuar, pra na regjistro ndër ata që dëshmojnë (ndër ummetin e Muhammedit).(the thonë) Përse të mos besojmë All-llahun dhe atë të vërtetë që na erdhi, duke qenë se ne shpresojmë që Zoti ynë do të na çojë (në xhennet) së bashku me njerëzit e mirë
. (El-Maide: 83, 84)

Mesazhi hyjnor, me të cilin është dërguar Muhammedi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) nuk ishte i ri.

Ishte mesazhi, me të cilin qysh më parë Allahu i kishte përkujtuar njerëzit vazhdimisht në një të vërtetë:

Nuk meriton të adhurohet askush dhe asgjë tjetër me të drejtë përpos Allahut dhe askush dhe asgjë tjetër nuk posedon hyjni, nuk është i denjë për t’u adhuruar dhe nuk ka të drejtë të konsiderohet i plotlavdishëm, përpos Allahut.

Ishte po ai mesazh hyjnor, të cilin Allahu ua shpalli njerëzve qysh nga Nuhi, Ibrahimi, Musai, Isai dhe pejgamberët tjerë (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të gjithë ata). Këtë mesazh, gjithashtu e gjejmë edhe në ditët e sotme në atë që ka mbetur nga Dhjata e Vjetër, kur flitet për Zotin, i cili thotë: "Mos e adhuroni askënd tjetër pos meje."

Sikurse atëherë poashtu edhe sot ka shumë njerëz që besojnë në një Zot, mirëpo njëkohësisht i përshkruajnë atij shokë në hyjni, në të drejtën për t’u adhuruar dhe i konsiderojnë ata si të plotlavdishëm. Prandaj, Muhammedi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) sikurse edhe të Dërguarit para tij u dërguan te njerëzit për t'i paralajmëruar ata dhe për t'ua bërë të qartë zbatimin e besimit të vërtetë në njëshmërinë e Allahut në jetën e tyre, duke qenë në pajtim me vullnetin e Tij.

Kur'ani, fjala e Allahut iu shpall Muhammedit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) për një periudhë kohore 23 vjeçare. Në të gjindet i përshkruar i tërë besimi i vërtetë dhe mënyra e jetësimit të tij. Poashtu, Kur'ani përmban një numër të madh argumentesh bindëse, të cilat dëshmojnë vërtetësinë e pejgamberisë së Muhammedit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe shpalljen me të cilën ka ardhur ai. Përveç gjuhës së pashoqe në tërë historinë e njerëzimit, ai përmban edhe shumë paralajmërime të hollësishme të cilat prekën njohuri të ndryshme shkencore që u zbuluan vetëm në kohën e fundit dhe nëpërmjet teknikës më moderne. Ai gjithashtu në tërësinë e tij përmban një përsosuri dhe pagabueshmëri, e cila pa dyshim dëshmon se vërtet kemi të bëjmë me fjalën e Allahut.

Profesori Keith Moore, njëri ndër shkenctarët më të njohur të kohës sonë në degën e anatomisë u shpreh duke thënë: "Nuk shoh asnjë vështirësi që t'i pranoj fjalët e Kur'anit fisnik, sepse përshkrimi i fetusit në Kur'anin e shenjtë nuk mund të bazohej në dijen dhe njohuritë medicinale të shekullit të shtatë. Përfundimi i vetëm dhe i arsyeshëm sa i përket kësaj është se këto përshkrime i janë shpallur Muhammedit nga Allahu."
 Vetë Allahu i Lartësuar, lidhur me këto argumente të dukshme dhe të pandërprera të shkencës bashkëkohore, të cilat dëshmojnë vërtetësinë e Kur'anit thotë:

Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri sa t'iu bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë? (El-Fussilet: 53)

Dhe thuaj: "
Falënderoj All-llahun, e Ai do t'ua tregojë argumentet e veta dhe do t'i kuptoni ato atëherë (kur nuk u bën dobi). (En-Neml: 93)

Para së gjithash duhet të vihet re se Allahu në këto ajete kur'anore, duke zgjedhur kohën e ardhme të gjuhës arabe qartazi flet për të ardhmen.

Me bërjen të dukshme të këtyre mrekullive njerëzve nga Allahu edhe pas vdekjes së të Dërguarit të Tij vërtetohet se Muhammedi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) është pejgamberi i fundit dërguar njerëzimit. Prandaj, shpallja me të cilën erdhi ai vlen deri në ditën e gjykimit. Kështu që, vërtetësia e kësaj shpalljeje do të dëshmohet vazhdimisht deri në ditën e gjykimit. Kjo paraqet mrekullinë më të madhe në mesin e shumë mrekullive tjera, me të cilat erdhi Muhammedi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e që argumenton vërtetësinë e dërgimit të tij.

Muhammedi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) nuk u dërgua sikurse të Dërguarit tjerë para tij vetëm te një popull i caktuar, por te të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh ngjyrën, nacionalitetin apo gjendjen shoqërore. Këtë e bën të qartë Allahu në Kur'an, duke thënë:
 "Thuaj (Muhammed): "O ju njerëz! Unë jam i Dërgari i All-llahut te të gjithë ju." (El-Aëraf: 153)

Pra, rregullat dhe ligjet që iu shpallën Muhammedit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) janë gjithpërfshirëse, të përkryera dhe të zbatueshme çdokund, për secilin dhe në çdo kohë. Ato paraqesin mënyrën më të mirë të sjelljes në të gjitha poret e jetës. Këto janë rregullat dhe ligjet, për të cilat Allahu urdhëron njeriun që t'i respektojë ato për të jetuar sa më mirë në këtë botë dhe për të fituar kënaqësi dhe lumturi pas vdekjes. Pasimi i pakusht i këtyre rregullave dhe ligjeve në jetën e përditshme të njeriut është i detyrueshëm, që do të thotë t'i nënshtrohemi plotësisht vullnetit të Allahut, e që kjo në gjuhën arabe është quajtur me emrin "Islam". Pasimi i këtyre rregullave dhe ligjeve është njëkohësisht zbatimi praktik i besimit në ekzistimin dhe njëshmërinë e Allahut.
 Kjo është ajo me të cilën erdhi i fundi i profetëve dhe të dërguarve, Muhammedi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).
E tërë ajo me të cilën është dërguar ai tek ne nga Allahu përfshihet në një fjali, në pohimin (dëshminë) e besimtarit:
   "Nuk meriton të adhurohet askush tjetër me të drejtë përpos Allahut dhe Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij" Kushdo që i thotë këto fjalë, beson në to dhe në tërë atë që lidhet me to pa ndonjë rezervë dhe i zbaton praktikisht në pajtim me vullnetin e Allahut është musliman. 

Lavdfalënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi robin dhe të Dërguarin e Tij, Muhammedin, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij.

Nga gjermanishtja: Jusuf Kastrati

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.