MЁNYRA E ABDESIT

 
Veprat pėr tė cilat ėshtė mustehab qė tė merret abdest PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e martė. 13 mars 2007

                 
- Kur përmendet Allahu
 Ibn Kanfedi transmeton se një ditë prej ditëve a i ka dhënë selam Resulullahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ai nuk ia ka kthyer selamin deri sa mori abdest e pastaj ia ktheu selamin e tha:
”Asgjë nuk më ndali të ta kthej selamin, por, unë nuk dëshirova ta kthej selamin pa abdest” (Ebu Davudi dhe Ibn Maxhe)

- Para se të fleshë.
Transmeton Bera bin Azibi radijall-llahu anhu i cili thotë: “Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë:
”Para se të shtrihesh në shtrat, merr abdest ashtu sikurse që merr për namaz, pastaj shtrihu në anën e djadhtë…” (Mutefekun alejhi)

- Nëse ai që është xhunub dëshiron të hajë ose pijë, apo flejë, ose sërish kontakt seksual. Aishja radijall-llahu anha thotë: “Resulull-llahu (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) kur ishte xhunub dhe donte të hante ose të flinte, merrte abdest sikurse për namaz.”(Muslimi)
Amar Ibn Jasir thotë se Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka lejuar që xhunubi të hajë, ose të pijë, ose të flejë, por të marrë abdest sikurse për namaz.” (Ebu Davudi)
Ebu Seid radijall-llahu anhu thotë se Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Kur ndokush prej jush të ketë kontakt seksual me gruan e tij dhe don që ta përsërisë, le të marrë abdest” (Muslimi)

- Të merret abdest para larjes,
Pa marrë parasysh se a është larja vaxhib apo sunnet. Aishja radijall-llahu anha thotë: “Kur lahej Resulull-llahu (sal-lahll-llahu alejhi ve sel-lem) prej xhunubllëkut, i lante duart, pastaj organin, pastaj merrte abdest” (Transmeton Muslimi)

- Të merret abdes pas ngrënies së sendeve që i ka prekur zjarri.
Ebu Hurejra (Radijall-llahu anhu)  thotë: “E kam dëgjuar Resulull-llahun (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) duke thënë: “Merrni abdest nga ai ushqim që e ka prekur zjarri” (Transmeton Muslimi).
Të marrësh abdes pas ngrënies së gjërave që i ka prekur zjarri është mustehab e jo vaxhib duke u bazuar në hadithin e Amër Ibn Umijje Ed-Darimiut, i cili thotë: “E pashë Muhammedin (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) duke copëtuar prej kofshës së deles dhe ngrëni prej saj, u thirr për namaz e ai  hodhi thikën e u ngrit, u fal e nuk mori abdes.” (Transmeton Muslimi)

-Të merret abdes për cdo namaz.
Burejdeja (radijall-llahu anhu) thotë: “Resulull-llahu (sal-all-llahu alejhi ve sel-lem) merrte abdes për çdo namaz, ditën e çlirimit të Mekës mori abdest e u dha mes’h mesteve dhe i fali të gjitha namazet me një abdes, Umeri (radijall-llahu anhu) tha: “O i Dërguar i All-llahut, ke vepruar një të cilën nuk e ke vepruar më parë”, Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) tha: “Me qëllim e bëra këtë o Umer.” (Transmeton Muslimi)

- Për çdo prishje të abdesit. Burejdeja (radijall-llahu anhu) thotë: “Një ditë gdhiu Resulull-llahu (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe e thirri Bilalin (radijall-llahu anhu), e i tha: “Me çka më kalove në xhennet, dje hyra në xhennet dhe dëgjova zërin e nalleve tua.” Bilali i tha: “Pas çdo ezani kam falur dy rekate dhe pas çdo prishje të abdesit kam marrë abdes. “Resulull-llahu (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) tha: “Për këtë gjë.” (Transmeton Tirmidhiu)

- Pas vjelljes. Ebu Derda (radijall-llahu anhu) thotë: “Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) një ditë prej ditësh, volli, e prishi agjërimin dhe morri abdest.” Ma’dan bin ebi Talha thotë: “E takova Theubanin (radijall-llahu anhu) në xhami të Damaskut e ia përmenda këtë hadith, e ai më tha: “Të vërtetën e ka thënë Ebu Dardaja (radijall-llahu anhu)”, unë i kam çuar ujë për abdest! (Transmeton Tirmidhiu)

- Ai që e mban të vdekurin. Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) thotë: “Ai që e lan të vdekurin le të lahet, kurse ai që e ka mbajtur le të marrë abdest.”
( Transmeton Ahmedi)

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.