MЁNYRA E ABDESIT

 
Pėrgatitja e majonezės PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Mira   
e martė. 13 mars 2007


Përbërësit për 4 persona

Vezë: 2 kokrra, vetëm e verdha
Kripë: sipas dëshirës
Vaj:     1 gotë ujë
Limon: 1 kokërr (përdoret vetëm lëngu I tij)

Përgatitja:

Merrni vezët dha ndani të bardhat nga të verdhat. Më pas të verdhat hidhni në një tas, ku para se t’i rrihni, hidhni mbi të kripën në masën e dëshiruar. Kur të keni mbërritur në këtë fazë, filloni t’i rrihni vezët me një rrahëse metalike, duke shtuar njëkohësisht vajin (vajin duhet ta hidhni shumë ngadalë). Gjithashtu, duhet të tregoheni të kujdesshëm në mënyrën se si i rrhni vezët me vajin. Kjo nënkupton që ju duhet ta rrihni majonezën në mënyrë delikate dhe me të njëjtën forcë dhe lëvizje deri në fund të përgatitjes së saj. Kur kjo masë të fillojë të trashet, ju duhet të shtoni mbi të një lugë kafe limon. Përsëri shtoni mbi të vajin, në të njëjtën mënyrë si më pare. Pasi ta keni përfunduar me sukses dhe këtë fazë, duhet të shtoni së fundi pjesën tjetër të limpnit të shtrydhur. Pas kësaj përzieni dhe një herë me delikatesë.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.