MЁNYRA E ABDESIT

 
Ndalimi i ekspozimit tė kontaktit intim PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e martė. 13 mars 2007


Njerëzit më të këqinj në Ditën e Gjykimit janë ata të cilët pas marrëdhënieve intime i shpalojnë fshehtësitë e tyre (Transmeton Mulimi, Ahmedi).
Jeta bashkëshortore është një jetë shumë e veçantë. Njeriut gjatë kësaj kohe i ndodhin gjëra të cilat nuk dëshiron t’i dijë dikush tjetër. Është e ndaluar rreptësisht shpalosja e saj, sepse jeta bashkëshortore është e përmbushur me përplot fshehtësi nga më të ndryshmet. S’ka dyshim se ai që kërkon të mbulojë trupin përveç që duhet t’i mbulojë pjesët e turpshme, në të njejtën kohë duhet t’i mbulojë edhe të metat. Njejtë është rasti edhe në jetën bashkëshorte, ku secili prej tyre e mbulon tjetrin, ia ruajnë fshehtësitë njëri-tjetrit, janë të besueshëm në mes veti.
Kjo përhapje e fshehtësisë dhe ky përgojim shkaktojnë mosmarrëveshje dhe kjo prishë autoritetin e shtëpisë, karakrerin familjar dhe moralin e bashkëshortëve. Një besimtarë i devotshëm donte të ndante gruan e tij dhe e pyetën: ç’të shqetëson prej saj? Ai tha: I mençuri nuk nxjerr sekretet. Kur e ndau atë, i thanë: Përse e ndave atë? Ai tha: “ç’punë kam unë me gruan e tjetrit? Pra, është haram  shpërndarja e fshehtësive edhe pas shkurëzimit.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i qortonte ata të cilët zbulojnë fshehtësitë-intimitetin e jetës boshkëshortore. 
Transmeton Imam Muslimi, Ahmed Ibn Hambeli dhe të tjerë nga Ebu Seid Ibn El-Hudrij (radijall-llahu anhu) se Pejgamberi sal-lall-llahu alehi ve sel-lem ka thënë: “Njerëzit më të këqinj në Ditën e Gjykimit janë ata të cilët pas marrëdhënieve intime i shpalojnë fshehtësitë e tyre”. Ndërsa, në një transmetim tjetër të Imam Muslimit: “Emaneti më i madh te Allahu në Ditën e Gjykimit, kur burri pas marrëdhënieve intime me gruan e tij ia shpalon fshehtësitë e saj”, Imam Neveviu në komentin e këtij hadithi thotë: “Në këtë hadith shihet qartë se ndalohet shpalosja apo zbulimi  i sekreteve që janë mes burrit dhe gruas si marrëdhëniet intime, apo edhe gjërat tjera ngërthehen me këtë rast si: bisedat, veprimet dhe gjithë ajo çka ndodh mes bashkëshortëve”.
Ky qortim ka të bëjë për të dy palët si për burrin ashtu edhe për gruan.
Gjithashru në transmetimin e Ahmedit dhe Ebu Davudit nga Ebu Hurejra thuhet: U falëm pas Muhamedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe pasi përfundoi namazi u kthye nga ne dhe tha: “Rrini në vendet tuaja! A ka ndonjë burrë prej jush që e mbyll derën e shtëpisë, i ul perdet dhe bën marrëdhënie seksuale me gruan e tij, kurse pastaj del dhe u tregon njerëzve duke u thënë se ka bërë me gruan këtë e këtë?” Ata heshtën. Pastaj u kthye nga gratë dhe i pyeti: “A ka prej jush të tilla që i tregojnë këto gjëra?” Një vajzë e re u ngrit në gjunj dhe u zgjat që ta shihte dhe ta dëgjonte fjalën e saj Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Ajo tha: Po vall-llahi! Edhe burrat edhe gratë falasin për këto gjëra të fshehta. Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: ”A e dini kujt i ngjan shembulli i këtyre? Shembulli i tyre ngjanë me shembullin e një shejtani dhe shejtaneje që kur takohen në rrugë, fillojnë të bëjnë marrëdhënie, duke i shikuar njerëzit në këtë pozitë”.
Prandaj, i ndalohet çdonjërit prej bashkëshortëve të bisedojë për njëri tjetrin me ndokend tjetër në çështjet e tyre intime, sepse këto janë sekrete për të cilat duhet të mbahen në konfidiencë dhe duhet të nbulohen ato.

 

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.