MЁNYRA E ABDESIT

 
Nuk kam fat nė fejesė, pėrse mė ndodh kjo gjė, a mos kam sihėr? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 12 mars 2007

Pyetje:

Selam alejkum!
Jam një vajzë besimtare dhe sa herë që kam pasur ofertë për martesë 
nga besimtarët dhe kemi rënë në ujdi për fejesë s'e di çka
ndodh por personi largohet pa kurrfarë arsye. 
Përse më ndodh kjo gjë, a mos kam sihër?



Përgjigje:
Alejkum selam!
Motër muslimane, duhet t’ia mbyllim dyert shejtanit dhe mos ta lejojmë atë të na ngacmojë me intrigat e tij duke menduar se çdo gjë na ndodh prej sihrit. Është e vërtetë se sihri ekziston
por mos të mendojmë se çdo brengë e jona në këtë botë ndodh nga sihri.
Ajo që të ka ndodhur ty ndoshta është më mirë për ty. Allahu thotë në Kur’an:
“Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini”.
Për këtë, motër, mos u bëni merak se ndoshta ata të cilët të kanë kërkuar nuk kanë qenë për ty por bëni dua që Allahu t’ju furnizojë me ndonjë vëlla musliman që ia ka frikën Allahun. Allahu ua lehtësoftë!

                                                                                          Bedri Robaj
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.