MЁNYRA E ABDESIT

 
Shah tortė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Fexhria   
e mėrkurė. 02 gusht 2006
pertymoter
  Përbërësit:
- 10 vezë,
- 10 lugë sheqer,
- 8 lugë miell,
- 150 gram arra të bluara,
- 250 gram margarinë,
- 2 kese pluhur paste (‘peciva’),
- 2 lugë kakao,
- 1 litër koka-kolë,
- 300 gram keksa të bluar (plazma),
- 150 gram çokolatë. 

Mënyra e gatimit:
Peta e parë e tortes përgatitet me 5 vezë të cilat tunden me 5 lugë sheqer derisa të fryhen. Pastaj iu shtohen edhe 5 lugë miell dhe një pluhur paste. Vendoset në tepsi të lyer me yndyrë dhe piqet në temperaturë 180 gradë C.
Edhe peta e dytë përgatitet njësoj si e para vetëm se kësaj i shtohen vetëm 3 lugë miell dhe 2 lugë kakao.

Filli:
Margarina  dhe çokolata pasi të jenë shkrirë më parë përzihen bashkë me koka-kolën, keksat dhe arrat e bluara.
Me katër enë madhësish të ndryshme priten petët në rrathë. Në mes vendoset peta me ngjyrë të zezë, pastaj e verdha e kështu edhe të tjerat duke i lyer me fill në mënyrë që të ngjiten njëri me tjetrin. Lyhet sipër me fill dhe pastaj përsëri radhiten rrathët duke filluar tani me petën ngjyrë të verdhë. Lyhet me fill edhe përmbi dhe anash. Mund të zbukurohet sipas dëshirës. Torta ftohet, e kur të prehet ajo merr formën e fushës së shahut.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.