MЁNYRA E ABDESIT

 
Desha t'ju pyes diēka rreth kamatės... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 12 mars 2007
Pyetje:
Selam Alejkum! 
Desha t'ju pyes diçka rreth kamatës. E kam pasur një problem financiar 
dhe isha në një gjendje shumë të vështirë. Kam kërkuar të holla tek të afërmit por asnjë nuk kishte mundësi që të 
m'i jepte paratë për një afat të caktuar kështu që u detyrova të marr kredi 
e cila siç e dimë është e bashkangjitur me kamatë. Unë atë kredi e kam 
marrë sepse kam qenë në hall të madh ndërsa ai që e ka bërë 
obligim kamatën e ka për përfitime materiale.Kështu që dua ta di se a e 
kam haram këtë kamatë?

Përgjigje:
Alejkum selam!
Motër muslimane, në esencë kamata është e ndaluar. Allahu thotë në Kur’an:
O ju që besuat, kini frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqertë, hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata. E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në luftë me All-llahun dhe të dërguarin e Tij...” [Bekare: 278-279]. Gjithashtu, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kamata i ka 73 porta, më e lehta është sikur ai njeri të bëjë marrëdhënie me nënën e tij...” [Ahmedi, Tirmidhiu, Ebu Davudi].Por, ju duhet të pendoheni tek Allahu që t'ju falë këtë mëkat. Është dashur të  kërkoni borxh derisa të kishit gjetur. Allahu ju ndihmoftë!

                                                                                              
Bedri Robaj 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.