MЁNYRA E ABDESIT

 
Cilat janė ato ajete tė sures El-KEHF qė tė mbrojnė nga Dexhalli? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 12 mars 2007
Pyetje:
Në një libër të cilën e kam 
lexuar thuhet: "Kush mëson përmendësh 10 ajetet e para të
 sures El-KEHF është i mbrojtur nga Dexhalli." Cilat janë ato ajete,
nëse bën të më tregoni më hollësisht?
Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigje:
Hadithi ka për qëllim që ajetet t'i mësosh në gjuhën arabe.
Në shqip këto ajete janë: (edhe pse ky është vetëm kuptimi i tyre)
1- “Falënderimi i takon vetëm All-llahut që ia shpalli robit të vet Librin dhe në të nuk lejoi ndonjë kundërthënie”.
2- “(ia shpalli) Të saktë (pa shmangie), për t'ua tërhequr vërejtjen (atyre që nuk besojnë) ndaj një dënimi të rëndë prej Tij, e për t'i përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë një shpërblim të mrekullueshëm”.
4- “Për t'ua tërhequr vërejtjen atyre që thanë se All-llahu ka fëmijë”.
5- “Dhe për atë (fëmijë), as ata, e as të parët e tyre nuk kanë kurrfarë dijenie. Sa e madhe është ajo fjalë që del nga gojët e tyre, e ata nuk thonë tjetër vetëm se gënjeshtër”.
6- “A thua ti, do ta shkatërrosh veten nga hidhërimi pas tyre, nëse ata nuk i besojnë këtij ligjërimi (Kur'anit)?”
7- “Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t'i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë”.
8- “Ne kemi për ta bërë gjithçka që është mbi të dhé pa bimë (shkatërrojmë çdo gjelbërim)”.
9- “A mos mendove ti se ata të vendosurit e shpellës dhe Rekimit ishin nga mrekullitë Tona më të çuditshme?”
10- “Kur djelmoshat u strehuan në shpellë e thanë: O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!”.

                                                                                      
Bedri Robaj
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.