MЁNYRA E ABDESIT

 
Tė pranoj a tė mos pranoj tė punoj nė bankat e sotme nė Kosovė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 12 mars 2007

Pyetje:

Selam alejkum!
Jam në Fakultetin Ekonomik dhe jam para një sprove:
"Të pranoj a të mos pranoj të punoj në bankat e sotme në Kosovë."
Nëse ka mundësi të më tregoni diçka më shumë rreth kamatës.
Zoti ju shpërbleftë!
Selam alejkum!



Përgjigje:

Alejkum selam!
Jo, nuk lejohet të punohet në asnjë bankë që merret me kamatë (kredi). All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “
O ju që besuat, kini frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqertë, hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata. E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në luftë me All-llahun dhe të dërguarin e Tij...” [Bekare: 278-279].
Pra, aq i madh dhe aq i shëmtuar është mëkati i kamatës, saqë ai i cili merr pjesë në transakcionet me kamatë i ka shpallur luftë All-llahut dhe Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

Gjithashtu, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kamata i ka 73 porta, më e lehta është sikur ai njeri të bëjë marrëdhënie me nënën e tij...” [Ahmedi, Tirmidhiu, Ebu Davudi].
Andaj , kujdes nga ky gjynah i madh dhe dije se ata të cilët thonë se kamata nuk është e ndaluar dalin nga Islami dhe bëhen jobesimtarë. Për këtë luteni Allahun që t’ju mundësoj ndonjë punë që Ai është i kënaqur me të.

                                                                                                
Bedri Robaj

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.