MЁNYRA E ABDESIT

 
Nėse jeni nė dijeni pėr shifrat e vėrteta qė simbolizojnė dhjamin e derrit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 12 mars 2007


Selam alejkum!
Më vjen shumë mirë për punën që jeni duke bërë.
Allahu ju shpërbleftë të gjithëve dhe ju pasuroftë me dituri 
të dobishme!
Në bazë të mundësive dhe njohurive që keni, nëse nuk ju pengon, 
më jepni përgjigje në pyetjen që do t'ua shënoj më poshtë.

Pyetje: Ka shumë artikuj ushqimor që në përbërjen e tyre nuk është 
i shënuar direkt dhjami i derrit por është i shënuar me ca shifra, 
si p.sh.: E407, E437, etj. Nëse jeni në dijeni për shifrat 
e vërteta që simbolizojnë dhjamin e derrit ju kisha lutur juve,
si  motra, që të më jepni një tabelë apo shkrim  për këto shifra.
Selam alejkum!

Përgjigje:
Alejkum selam! Sa u përket këtyre numrave, ka prej tyre që në të vërtetë  përmbajnë yndyrë të derrit, por shumë prej tyre nuk janë të vërtetuara nga njerëzit profesionistë dhe të sinqertë.
Për këtë nëse e vërtetoni se ndonjë ushqim përmban ndonjë numër që aludon se ka yndyrë derri atëherë është haram që ta bleni atë ushqim, por me dyshim  nuk largohet bindja. Prandaj, nëse për një ushqim keni bindje se nuk përmban yndyrë të   derrit atëherë me dyshime nuk duhet të largohemi prej tyre derisa të na vërtetohet nga njerëzit e sinqertë.Ne nuk kemi ndonjë listë që i përmban këta numra, edhe pse prej muslimanit kërkohet që të mundohet deri në maksimum për ta zgjedhur ushqimin hallall.

                                                                                    
Bedri Robaj  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.