MЁNYRA E ABDESIT

 
Mėnyra e mėsimit dhe e dhėnies mėsim nė Islam PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 09 mars 2007


Duhet të mësoni se ku gjenden dijetarët apo nxënësit e tyre, në mënyrë që të mund t’i gjeni ata për të mësuar prej tyre - para së gjithash ato gjëra, të cilat është detyrë t'i mësojë çdo individ qysh në fillim.



Ekziston një rrugë për sa i përket diturisë.

Nga praktika e përditshme e muslimanëve është të ngriturit e vazhdueshëm në mësimet islame.

All-llahu i Lartësuar premton shpërblim për kryerjen e veprave të mira dhe largimin nga gjërat e këqija, për të cilat në të kundërtën ka ndëshkim.

Prandaj, është e domosdoshme që ajo që e mësojmë të zbatohet energjikisht në vepra (praktikë), në mënyrë që të ketë dobi nga dituria.

Çdo sjellje në Islam i takon një kategorie të caktuar.

Muslimanët mësojnë njëri - tjetrin reciprokisht ndër të tjera edhe për ato gjëra që në Islam janë të lejuara, të pëlqyera, të ndaluara apo të urryera dhe u përmbahen mësimeve të të Dërguarit dhe gjykimeve të dijetarëve.

I Dërguari, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të thoshte:

Atij që All-llahu ia do të mirën ia mëson fenë.
Vërtet, dituria arrihet duke mësuar dhe të diturit mbi fikhun arrihet përmes dijetarëve të fikhut. [Transmeton Buhariu]

Pjesa e parë (e hadithit) tregon për vlerën dhe dobinë e diturisë islame.

Këtu dukshëm bie në sy se me të mirën nuk është menduar as në pasuri e as në famë.

Pjesa e dytë tregon se si fitohet e mira.

El- Khatib el- Bagdadiu thoshte qartë:

Dituria mirret vetëm nga goja e dijetarëve.

Në këtë thënie gjenden dy gjëra me rëndësi parësore për besimtarët, para së gjithash në ditët e sotme:

Duhet të mësoni se ku gjenden dijetarët apo nxënësit e tyre, në mënyrë që të mund t’i gjeni ata për të mësuar prej tyre - para së gjithash ato gjëra, të cilat është detyrë t'i mësojë çdo individ qysh në fillim.
Ky proces i kërkimit don shumë durim, kur dihet se dijetarët e kësaj kohe nuk janë më aq të shumtë sikurse në shekujt e parë pas ardhjes së Pejgamberit tonë, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të.

Tregohu i durueshëm ndaj këtyre provimeve dhe mundohu gjithherë të kontaktosh me të diturit!

All-llahu na e shtoftë devotshmërinë dhe na mbroftë nga pakujdesia. Amin!

Në të kaluarën njerëzit e devotshëm (ata që kanë pasur frikë All-llahun) shpesh kanë udhëtuar në largësi të mëdha për ta përhapur dijen. Disa udhëtonin edhe për të marrë shpjegime për ndonjë çështje nga dijetarët apo nga muslimanët e sinqertë.

Mu në këtë kohë, në këtë jetë afatshkurtër shumica e njerëzve janë të gatshëm që t’i shpërfillin gjërat shpesh të vogla, ndërkohë edhe ato thelbësore në ushtrimin e obligimeve të tyre:

Qoftë prej injorancës lidhur me interpretimin e duhur apo prej pakujdesisë, ngase dukshëm ata janë të joshur nga ndonjë dobi apo komoditet personal.

Njeriu është i kufizuar në aftësitë e tij dhe është i prirur për gabime.

Megjithatë, e tij është që t’i nxjerr pasojat nga përvoja e tij, duke u munduar që t’i përmirësojë ato.
Sa mësime që gjithsecili tashmë i ka ndërmarrë, por nuk kanë qenë vendimtare.
Mbetet vetëm koha e kësaj bote, për të dërguar në botën tjetër majft të mira.
Cdo gje në jetë arrihet me durim, sepse durimi nënkupton se një qëllim është bërë i mundshëm dhe dëshiron të arrihet para gjërave te tjera.
Përmes saj do të shmangen edhe veprat e këqija apo të padobishme.

Përqëndrohu në mësimin e diturisë islame dhe bëhu i durueshëm!

Ez-Zuhriu, njëri nga dijetarët e tabiinëve ka thënë:

Kush e dëshiron diturinë përnjëherë, ai humb shumë.
(Transmeton El- Khatib el- Bagdadiu)

Pra, jemi të këshilluar që ta përvetësojmë diturinë shkallë-shkallë, ashtu që të mund ta ngulisim atë që e kemi mësuar dhe të arrijë koha që ta shpërndajmë atë.

Kjo i përgjigjet edhe mënyrës së të mësuarit të dijetarëve, të cilët kanë qenë të kujdesshëm që në radhë të parë të formojnë një bazë për njohuritë themelore, kjo do të thotë se gjithsecili që kërkon dituri ta ketë atë që i duhet dhe me atë dituri që e ka të mund t’i kuptojë gjërat.

Dhe vetëm atëherë në hapat vijues merrnin njohuri më të thella.

O All-llah, të lusim ty: na shto diturinë, ashtu që të mund të sillemi në mënyrë të drejtë.
O All-llah, të lusim ty: na shto diturinë, ashtu që të mund të urdhërojmë në të mirë dhe të ndalojmë nga e keqja.
O All-llah, të lusim ty: na shto diturinë - por para së gjithash të lusim të na forcosh me durim. Amin!

"Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt.
Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm."
[Al-‘Asr, 01-03]

Marrë nga: al-islam.de
Nga gjermanishtja: Jusuf Kastrati
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.