MЁNYRA E ABDESIT

 
A ka namaz vullnetar gjatė ditės apo ėshtė vetėm namazi i natės? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 07 mars 2007


Pyetje:

Kam një pyetje: A ka namaz vullnetar gjatë ditës apo është vetëm namazi i natës? Selamun alejkum!

Përgjigje:
Alejkum selam!
Po ka namaze nafile (vullnetare) gjatë ditës, e prej tyre veçojmë:

1- Dy ose katër rekate para ikindisë: Transmeton Ibn Omeri se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Allahu e mëshiroftë njeriun, që i falë para ikindisë katër rekate“. (Transmeton Imam Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili ka thënë se hadithi është i mirë).

2- Dy rekate para akshamit: Transmeton Buhariu nga Abdullah ibn Magfeli se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Faluni para akshamit, faluni para akshamit", pastaj në të tretën herë ka thënë: “kush dëshiron.“

3- Dy rekate para jacisë: Transmeton Abdullah ibn Mafel se i Dërguari i  Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Mes çdo dy ezanave ka namaz, mes çdo dy ezanave ka namaz“, pastaj në të tretën herë ka thënë:  “për atë që dëshiron".

4- Dy rekate namaz të duhasë: Transmetohet nga Ebu Dherri, radijAll-llahu anhu, se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kur  zgjoheni secili prej jush ka për të dhënë sadaka për nyjet e trupit, çdo  tesbih (subhanallah) është sadaka, çdo tahmid (elhamdulilah) është sadaka, çdo tehlil (la ilahe ilallah) është sadaka, çdo tekbir (Allahu ekber)  është sadaka, urdhërimi në të mirë është sadaka, ndalimi nga e keqja është  sadaka, e për të gjitha këto mjafon t'i falësh dy rekate namaz të duhasë“. (Transmeton Imam Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Davudi).

5- Kur kthehesh nga udhëtimi: Transmetohet nga Ka’b ibën Maliku, radijAll-llahu anhu,  se ka thënë:
       “I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, kur u kthente prej udhëtimit,  gjëja e parë që bënte ishte shkuarja në xhami dhe falja e dy rekateve namaz.”
(Tranmston Buhariu, 3088 dhe Muslimi, 2769)

6- Namazi i istihares: Transmetohet nga Xhabir Ibën Abdullahu, radijAll-llahu anhu,  se ka thënë:
"Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, na mësonte duanë e istihares për çdo çështje, sikurse na mësonte suret e Kur’anit dhe thoshte: "Kur dikush prej jush dëshiron të vendos për një punë me rëndësi, le t’i falë dy rekate (nafile) namaz dhe pastaj le të thotë:

 "All-llahume inní estehíruke bi ‘ilmike ve estakdiruke bi kudretike ve es`eluke min fadlikel-’adhim, fe inneke takdiru ve la akdiru, ve ta’lemu ve la a’ëlemu ve ente al-lámul gujúb. All-llahume in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru - (e emërton nevojën e tij) - hajrun lí fi diní ve me’áshí ve ‘ákibeti emrí ve ‘áxhilihi ve áxhilihi fakdirhu lí ve jessirhu lí thumme barik lí fihi. Ve in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru - (e emërton nevojën e tij) - sherrun lí fi diní ve me’áshi ve ‘ákibeti emri ve ‘áxhilihi ve áxhilihi, fasrifhu anní vesrifní anhu vakdir lí el-hajre hajthu kane thumme erdiní bihi."

 “O Zoti im, me diturinë Tënde kërkoj mbarësi. Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate; kërkoj prej të mirave Tua të shumta; sepse Ti ke mundësi, kurse unë s’kam mundësi;  Ti di çdo gjë kurse unë nuk di; Ti je Ai që i di të fshehtat. O Zot, nëse kjo punë e imja (e emërton nevojën e tij), është e dobishme për fenë time dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, ma mundëso mua që të realizohet kjo, ma lehtëso mua këtë dhe më beko në të. E nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time për kohën e tashme dhe të ardhmen largoje këtë nga unë dhe më largo mua nga kjo e më përcakto mirësinë (mbarësinë) kudo që të jetë dhe më bëj të jem i kënaqur me të)”.

Ka edhe namaze të tjera nafile dhe inshallah do të shkruajmë një temë të veçantë për to në web-faqe.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.