MЁNYRA E ABDESIT

 
Bėhu si kėta para se tė vijė dita kur do tė zgjojė befasia trishtuese PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 07 mars 2007

 
Më tha shoku im: A të ka vdekur babai yt…?
A i ke provuar këto ndjenja më parë…?
Në rast se nuk i ke provuar eja me mua që t’i përshkruaj ato…

Ndërmjet mëngjesit dhe mbrëmjes fshihet nga jeta jote ai i cili ka qenë shkak për ardhjen tënde në këtë botë. Ai largohet dhe pas len qindra kujtime të cilat ta mbushin mendjen dhe zemrën. Largohet papritmas, pa paralajmërim. Kjo është natyra e vdekjes, gjithmonë  vjen papritmas dhe nuk bën dallim ndërmjet të voglit dhe të madhit.

Të zgjon lajmi trishtues, babai yt ka vdekur. Ti nuk e beson një gjë të tillë, thua ka ditë që është me mua duke biseduar për çështje të martesës, shtëpisë, familjes, …etj. Shtëpia ishte e mbushur me të qeshura…

Ti ndoshta nuk e din ose ndoshta e din por nuk ia di vlerën. Njeriu asnjëherë nuk ia din vlerën asaj që posedon përderisa ta humbë atë dhe ti nuk e din vlerën e prindërve tu derisa t'i humbësh. Vetëm atëherë do të vazhdosh t'i kujtosh çastet e kaluara me ta.

Vazhdon ia drejton vetes një pyetje të vetme…

A ka vdekur duke qenë i kënaqur me mua…?

A thua akoma vazhdon t'i kujtojë gabimet e mia dhe sjelljen time të keqe ndaj tij apo më ka falur (më ka dhënë hallall) me zemrën e tij të mëshirshme se zemra e prindit nuk bart inat ndaj fëmijëve të tij sido që të sillen me ta.

Nëse më ka falur si ta di unë këtë? A do të kish qenë e mundur që unë të arrija një gradë më të lartë se kjo që jam me të?

Nëse i kujton gabimet e mia dhe në zemrën e tij ka ngelur diçka jo e mirë ndaj meje si ta di unë edhe këtë? A është e mundur që të më fshihet ky mëkat?

Në këtë pikë përfunduan fjalët e shokut tim i cili nuk mundi që t'i përfundojë fjalët  prej vajit. Unë e shikoja me keqardhje dhe e justifikoja se ndodhja e kësaj fatkeqësie ishte e madhe për të. Në këtë moment m'u kujtua Ijas bin Muavije të cilit kur i ka vdekur nëna e tij ka qajtur. Kur është pyetur se pse po qan ai ka thënë: "I kisha dy dyer të hapura për në Xhennet, njëra m'u mbyll, unë shpresoj që të mos më mbyllet tjetra deri sa unë dhe babai im së bashku të futemi në Xhennet.

Gjithashtu m'u kujtuan ngjarjet e selefus salihinëve (brezit të parë të besimtarëve) me prindërit e tyre. Me'muni transmeton se nuk ka parë dikë më të  bindshëm se Fadl bin Jahja me prindërit e tij. Babai i tij  gjithmonë merrte abdes me ujë të nxehtë të cilin ia nxente djali i tij. Kur është burgosur ia kanë ndaluar që t'i shtie drutë në burg për të ndezur zjarrin. Kur babain e tij e ka zënë gjumi Fadli ngrihej, e merrte një enë dhe e mbante mbi ndriçues (mjet për të bërë dritë) derisa ngrohej uji (deri në mëngjes). Kur zgjohej babai i tij për ta falur sabahun ai ia jepte ujin e ngrohtë për të marrë abdes. Në natën tjetër të burgosurit ia fshehën ndriçuesin por Fadli e mori një enë dhe e futi nën rrobat e tij, e vendosi mbi bark deri sa uji u ngroh në temperaturën e nxehtësisë së barkut të tij, duke duruar ftohtësinë e ujit dhe të kohës së ftohtë që ishte.

Ja edhe ngjarja e cila e bëri të qajë Umer ibnul Hattabin dhe ata të cilët ishin përreth tij…

Tregohet se Umejje Kenani e kishte një djalë i cili quhej Kilab. Umejje ishte shpërngulur në Medine në kohën e hilafetit të Umerit radijall-llahu anhu. Qëndroi një kohë atje derisa një ditë Kilabi i takoi disa prej sahabëve dhe i pyeti se cila punë është më e mira në Islam. I thanë: "Xhihadi (lufta në rrugë të Allahut)". Kilabi shkoi te Umeri dhe kërkoi që të marrë pjesë në betejë. Umeri e dërgoi në ushtri. Kur e mori vesh babai i tij i tha: "Mos i le  vetëm prindërit e tu të plakur dhe të dobët të cilët të kanë edukuar dhe kanë nevojë për ty." Ky iu tha: "Unë po ju lë për diçka që është e hajrit për mua." U nis për në betejë pasi që e lejoi babai i tij.

U vonua në betejë.

Një ditë prindërit e tij po rrinin nën hijen e një peme të hurmës kur papritmas e panë pëllumbin i cili i thirrte të vegjlit e tij, dëfrehej me ta, shkonin dhe vinin. Babai i Fadlit filloi të qajë e kur gruaja e tij e pa edhe ajo filloi të qajë. Babait të Fadlit iu dobësua shikimi kur djali i tyre u vonua shumë dhe shkoi te Umeri, radijall-llahu anhu, e i tha: "Pasha Allahun, o i biri  Hattabit, në qoftë se nuk m'a kthen djalin tim do të bëj dua kundër teje në Arafat. Umeri, radijall-llahu anhu, dërgoi një letër me urdhër që të kthehet djali i tyre. Kur u kthye Fadli, hyri te Umeri, radijall-llahu anhu, e ai e pyeti: "Çfarë të shtyri që t'i lesh prindërit e tu?" Ai u përgjigj: "Iu kam shërbyer gjatë jetës së tyre, e përgatisja deven, ia laja gjinjtë asaj, e kam mjelur dhe iu kam dhënë prindërve të pinë prej qumështit të saj." Umeri i dërgoi njerëzit që ta thërrasin babain e tij dhe kur erdhi babai i Fadlit, të cilit i ishte dobësuar shikimi, Umeri e pyeti: Si je o Ebu Kilabe? Ai u përgjigj:  Si po më shikon o prijës i besimtarëve. Umeri i tha: Cila është gjëja më e dashur për ty sot? Dua hajrin dhe mos të më prekë sherri. Umeri i tha: Asgjë tjetër përveç kësaj? Ai tha: Gjithsesi, dëshiroj djalin tim Kilaben që të nuhas në të dhe ta përqafoj para se të vdes. Umeri filloi të qajë dhe tha: Do t'ia arrish asaj që dëshiron inshallah.

Më pas e urdhëroi Kilabin që të dalë dhe të mjelë deven për babain e tij siç vepronte më herët dhe t'ia dërgojë qumështin babait të vet. Ai e veproi këtë dhe më pas ia solli enën me qumësht Umerit, radijall-llahu anhu, e ai ia dha babait të Fadlit duke i thënë: "Pi o Ebu Kilab." Ebu Kilabi kur e afroi te goja tha: "Pasha Allahun, o prijës i besimtarëve, unë po nuhas erën e duarve të Kilabit. Umeri filloi të qajë dhe tha: "Ky është Kilabi, ta sollëm." Ai u afrua dhe duke e përqafuar qante e kjo e bëri të qajë edhe më shumë Umerin dhe të pranishmit. Umeri tha: "O djalosh, qëndro te prindërit e tu, kujdesu për ta dhe për vetveten pas tyre…"

Bëhu i kujdesshëm dhe i bindshëm ndaj prindërve tu.

Bëhu si selefus salihinët para se të zgjohesh një ditë nga befasia e trishtueshme kur njerëzit do të jenë përreth teje duke të dhënë ngushëllimet se prindi yt ka vdekur…         


Përktheu nga arabishtja: Merita Rexha
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.