MЁNYRA E ABDESIT

 
A ėshtė haram ta festojmė Shėn Valentinin? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 06 mars 2007


Motër muslimane, Allahu (subhanehu ve teala) ka thënë në Kur’an: ”…
Me atë që ju ka ardhur i Dërguari merreni e çka ju ka ndaluar largohuni dhe kinie frikë Allahun, se Allahu është ndëshkues i ashpër.“ (Hashr: 7)Dhe, i Dërguari i Allahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush i ngjason një populli ai është prej tyre."
Dijetari islam Ibën Tejmijjeh (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Nuk lejohet për muslimanët që të ngjasojnë me ata (qafirat-pabesimtarët) në diçka që i veçon vetëm ata, në festa apo edhe në të tjera. Nuk lejohet të bëhet gosti, as të pastrohet, as të ndizet zjarr, as t’i bihet defit, as të gëzohen fëmijët duke iu blerë lojëra apo dhurata e as të shitet diçka që iu ndihmon atyre për t'u zbukuruar e dekoruar. Përfundimisht, nuk i takon muslimanit t’i veçojë ditët e festave të tyre, por në këto raste le të jenë ditët e muslimanit ashtu si ditët e tjera, pa i dalluar e veçuar.”
Ibën Kajjim El-Xhevzijjeh [Allahu e mëshiroftë] ka thënë:
"Përgëzimet me rastin e ritualeve të pabesimtarëve, që u takojnë vetëm atyre, janë të ndaluara  rreptësisht, p.sh.: të përgëzohen me rastin e festave të tyre, apo agjërimit të tyre, duke iu thënë: "Me gëzime festën", "Urime këtë festë", e të ngjajshe me to. E nëse ai që e thotë këtë është në pëlqim me mosbesimin (kufrin) e tij, kjo është prej harameve dhe është e ngjashme sikur ta përgëzoj adhurimin e kryqit. Madje, kjo është mëkat më i madh dhe më i urrejtur tek Allahu  (subhanehu ve teala) se sa t'i thojë: "Përgëzime pirjen e verës", "Urime mbytjen e njerëzve" apo "Përgëzime amoralitetin."

Pra, motër muslimane, ne kemi festat tona dhe nuk kemi nevojë që t'i festojmë festat e pasuesve të epsheve. Duke e ditur se jemi i vetmi popull në tokë që e kemi ruajtur fjalën e Allahut dhe të të Dërguarit të tij pa e ndryshuar, pse t'i pasojmë ata të cilët kanë bërë tregti me fjalët e Allahut (Tevratin, Zeburin dhe Inxhilin), dhe a ke dëgjuar ndonjëherë se të krishterët e kanë festuar ndonjë festë islame?! Pse ne t'i pasojmë popujt e devijuar dhe ata me të cilët është hidhëruar Allahu?
                                                                                                Bedri Robaj
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.