MЁNYRA E ABDESIT

 
Ēfarė duhet thėnė nė namazin e istihares PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Eglantina Muēa   
e hėnė. 05 mars 2007
  Sipas dijetarëve të Fikhu Suneh, nuk ka ndonjë transmetim autentik lidhur me diçka të veçantë që duhet të këndohet gjatë namazit dhe as ndonjë transmetim të saktë në lidhje me kohën kur duhet të falet ky namaz. Por sipas hanefive, malikive dhe shafive është mustehab që pas recitimit të sures Fatiha, të recitohet sureja Kafirun (Kul ja ejuhel kafirun) në rekatin e parë dhe sureja Ihlas (Kul hu Allahu ehad) në të dytin. Imam Neveviu ka thënë se është me vend të recitohen këto sure pasi tregohet sinqeriteti dhe lënia e çështjeve të tua në dorë të Allahut.
Hanbelitë dhe një pjesë e fukahave nuk kanë përmendur ndonjë ajet të caktuar që duhet të thuhet gjatë faljes së namazit të istihares.
Besimtari sidoqoftë mund të lexojë nga Kurani çfarë të dojë, pasi ka kënduar Fatihanë. Më pas besimtari e madhëron Allahun dhe i çon salavat Resulullahut alejhi selam dhe thotë duanë e mëposhtme që thuhet në hadithin e Xhabirit.
Në lidhje me atë se kur duhet thënë duaja e istihares, hanefitë, malikitë, shafitë dhe hanbelitë kanë thënë se duaja duhet recituar menjwherw pas namazit. Kjo është në pajtim me atë që është thënë në hadithin e treguar nga Pejgamberi alejhi selam. Kurse shejhul Islam Ibn Tejmija ka thënë në lidhje me duanë e istihares se kjo dua është e lejuar të recitohet përpara ose pas selamit. Ai ka thënë se është e preferuar ta thuash këtë dua para selamit, sepse Profeti alejhi selam ka bërë shumë dua para selamit dhe besimtari përpara se të japë selamin është në gjendjen e namazit, prandaj është më mirë të thuhet duaja atëherë.


Kur duhet falur istihareja

Personi që dëshiron të falë namazin e istihares duhet të ketë mendje të hapur dhe të mos ketë vendosur se cili do të jetë vendimi i tij. Namazi i istihares duhet te falet kur njeriun nis të mendojë për atë çështje dhe eshte ne dileme per zgjedhjen qe do te beje. Pra, duhet te falet ne ato momente, ne menyre qe përmes namazit dhe duasë t’i bëhet e qartë kjo çështje dhe jo kur ideja ka hyrë thellë në mendjen e tij dhe ai në këtë rast ka një prirje për të anuar nga një zgjedhje dhe mund të bëjë atë që ka vendosur përpara se të falet. Pra, namazi duhet te falet kur njeriu ka vendosur të bëjë diçka, por akoma nuk ka vendosur se cila nga zgjedhjet eshte me e mira per të. 
Mendimi i saktë është se nëse istihareja falet për diçka që është e menjëhershme dhe nuk mund të vonohet, mund të falet edhe në një kohë kur ndalohet namazi, bie fjala kur dikush dëshiron të udhëtojë pas namazit të ikindisë. Por nëse çështja nuk është aq imediate dhe namazi mund të vonohet deri atëherë kur kjo kohë e ndaluar për namaz mbaron, atëherë duhet shtyrë falja e namazit të istihares, siç pohon Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë. 
Allahu e di më së miri.

Përgatiti: Eglantina Muça
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.