MЁNYRA E ABDESIT

 
Nuk di kujt...t'i bindem? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 05 mars 2007
 
Vajza u kthye nga shkolla, kur hyri në shtëpi nëna e hetoi atë se ishte e shqetësuar, kërkoi sqarim prej saj se cili është shkaku i shqetësimit të saj.

Vajza tha: Nënë, mësuesja më ka thënë se do të më largojë nga shkolla
nëse vazhdoj të vishem me të gjata.

Nëna: Kjo është veshje të cilën e don Allahu, bija ime.

Vajza: Po, nëna ime, por, mësuesja nuk e don.

Nëna: Mirë vajza ime, mësuesja nuk e don, ndërsa Allahu e don, ti kujt do t’i bindesh? A do t’i bindesh Allahut të Lartësuar i Cili të ka krijuar dhe të ka begatuar? Ose do t’i bindesh krijesës e cila nuk posedon për veten e saj dobinë dhe as dëmin.

Vajza: Do t’i bindem Allahut.

Nëna: Të lumtë bija ime, ia ke qëlluar.

Në ditën tjetër vajza shkoi me rroba të gjata në shkollë, kur mësuesja e pa filloi duke e qortuar, vajza nuk mundi ta durojë këtë qortim të rëndë para shoqeve të tjera, nuk kishte se cfarë të bënte prandaj edhe filloi  duke qarë.

Kjo vajzë e vogël tha fjalë që në numër janë të shkurtëra, por që kanë domethënie të madhe, tha: Pasha Allahun nuk di kujt t’i bindem? Ty ose Atij?

Mësuesja e pyeti: Kush është Ai?!

Vajza e vogël tha: Allahu! Të bindem ty dhe të vishem si dëshiron ti dhe ta kundërshtoj Atë?! Ose t’i bindem Atij dhe të kundërshtoj ty?!
Do t’i bindem Allahut të Lartësuar dhe të bëhet cfarë të bëhet.
Cfarë fjalësh dolën nga kjo gojë e vogël, fjalë të cilat e shfaqën dashurinë ndaj Allahut të Lartësuar.

Kjo vogëlueshe e vërtetoi bindjen ndaj urdhërave të Allahut i cili është Një.

Mësuesja kërkoi që të thirret prindi i kësaj vajze. Cfarë dëshiron mësuesja prej saj?

Mësuesja i tha nënës: Më ka këshilluar vajza jote me këshillën më madhështore të cilën nuk e kam dëgjuar në jetën time.

Po, u këshillua nga nxënësja e saj e vogël, mësuesja e cila kishte studiuar edukimin (terbijen)  nga i cili ka marrë një pjesë të dijes.
Mësuesen të cilën nuk e pengoi dija e saj që të marrë këshilla nga kjo vajzë mund të jetë në moshën e ndonjërës prej vajzave tona. E përshëndesim këtë mësuese dhe këtë vajzë e cila e gjeti edukimin islam dhe u përmbajt me të, gjithashtu e përshëndesim nënën e saj e cila mësoi  vajzën e saj për dashurinë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij.

Nëna ishte ajo e cila ia mësoi vajzës së saj dashurinë ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij.
 
O ju nëna muslimane: Fëmijët janë para duarve tuaja, ata janë si brumi të cilin mund ta bësh në cfarë forme të duash, shpejto bëje në formën e cila e kënaq Allahun e Lartësuar dhe të Dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të.
 
Mësojani namazin, bindjen ndaj Allahut të Lartësuar, qëndrueshmërin në të vërtetën, mësojani të gjitha këto para se të arrijnë moshën madhore. Nëse nuk i edukoni kur ata janë të vegjël, do të pendoheni shumë për humbjen e tyre kur të rriten. Kjo vajzë nuk ka qenë në kohën e sahabëve dhe as në kohën e tabiinëve, por në kohën bashkëkohore, e kjo argumenton se ne mund të gjejmë të ngjashme si kjo vajzë.

Kjo ishte vajza e devotshme e cila e mori guximin për shfaqjen e të vërtetës dhe nuk frikësohet nga qortimi i të tjerëve.

Marrë nga libri: Sahihu xhamiu sagir

Përshtati: Merita Rexha
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.