MЁNYRA E ABDESIT

 
Festimi i tė ashtuquajturės "festa e nėnės" PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e premte. 08 mars 2013

 Nënat meritojnë shumë më tepër respekt sesa festimi i një dite të vitit për to. Islami i urdhëron fëmijët që të kujdesen e t’i respektojnë ato në çdo kohë të vitit. 

 







Festimi i të ashtuquajturës “festë e nënës” është pasim i epshit, imitim i të tjerëve, imitim i injorancës dhe mendjelehtësisë së të humburve dhe mosrespekt ndaj urdhrit të Krijuesit të Urtë.


Padyshim, ky pasim i verbër, ky imitim tregon dobësinë e besimit që e kemi, mungesën e besimit të shëndoshë dhe të vërtetë, zhveshje nga komponentët e indentitetit islam, mëkat i cili na fut në qarkun e atyreve për të cilët Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush i përngjan një populli ai është prej tyre”. (Transmeton Ebu Davudi)

Përngjasimi i muslimanëve me mosbesimtarët është nënçmim dhe përulje, sepse muslimani është më i lartë se mosbesimtari, e nëse e imiton ai zbret nga lartësia dhe pozita në të cilën gjendet. Kjo është përbuzje e dhuntisë dhe nënçmim i Islamit. Përngjasimi në çështjet e kësaj bote shkakton dashuri dhe miqësi me ata që u përngjason. Nëse përngjasimi në çështjet e kësaj bote shkakton afërsi dhe dashuri, atëherë në gjërat e besimit dhe gjërat e veçanta të fesë shkakton dashuri dhe afërsi edhe më të madhe, kurse kjo është në kundërshtm të plotë me besimin.

Festat e njohura në legjislacionin islam janë: dy festa vjetore: Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami dhe festa javore që është dita e xhuma. Të gjitha festat e tjera, përveç këtyre, janë në kundërshtim me Sheriatin Islam, pasi janë risi (bidate), të cilat nuk kanë qenë të njohura në kohën e gjeneratave të para të muslimanëve. Madje, është e mundur që shumë prej tyre të jenë sajuar nga jomuslimanët. Në këtë rast kemi dy gjëra: e para se është festë e sajuar dhe e dyta se në festimin e saj ka përgjasim me jobesimtarët.

Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Nëse dikush trillon në fenë tonë diçka që s’i përket asaj, atëherë ajo vepër nuk është e pranuar”. (Transmeton Muslimi).

Ibn Battali ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka lajmëruar se ummeti i tij do t'i pasojë gjërat e shpikura, bidatet dhe epshet, ashtu siç ka ndodhur me popujt e mëparshëm. Në shumë hadithe tregohet se në fund do të përmblidhet e keqja, sepse Kiameti nuk ndodh vetëm se në njerëz të këqinj, kurse feja do të mbetet e fuqishme vetëm me disa njerëz të veçantë.”

Muslimanët duhet të jenë krenarë me fenë e tyre dhe në të njëjtën kohë duhet të mjaftohen me atë që ka përcaktuar Allahu dhe i Dërguari i Tij, në Kur'an dhe në Sunet. Ata duhet të jenë të ndërgjegjshëm se Islami, për të cilën thotë Allahu se është feja e vetme e pranuar prej Tij, është i kompletuar në të gjitha aspektet, andaj nuk mund të shtohet e as të pakësohet asgjë prej saj. Ata nuk duhet t'i imitojnë verbërisht të tjerët, por duhet të përpiqen me të gjitha forcat për të formuar identitetin dhe personalitetin e tyre të pavarur, në përputhje me mësimet e Islamit, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të bëhen shembull për të gjithë popujt e tjerë të botës, ashtu siç kanë qenë të parët e tyre.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë në Kur'an: “…Sot përsosa fenë tuaj, përsosa Mirësinë Time ndaj jush dhe zgjodha Islamin për fe tuajën…” (El-Maide: 3)

Nga ana tjetër, nënat meritojnë shumë më tepër respekt sesa festimi i një dite të vitit për to. Islami i urdhëron fëmijët që të kujdesen e t’i respektojnë ato në çdo kohë të vitit dhe t’u binden atyre për çdo gjë, përveçse nëse kërkojnë diçka që është në kundërshtim me urdhërat e Allahut.

Si manifestohet mosfestimi i festave të tyre

Mosfestimi i festave të tyre manifestohet në disa mënyra:

1. Duke mos marrë pjesë në festimet e tyre.
2. Duke mos i imituar në veprimet e tyre.
3. Duke mos u dhënë dhurata dhe duke mos u ndihmuar për festat e tyre me shitblerje.
4. Duke mos u ndihmuar atyre që u përngjajnë mosbesimatarëve.
5. Duke mos ua uruar festën dhe duke mos pranuar urime nga ata.
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.