MЁNYRA E ABDESIT

 
Pyetje rreth namazit... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e diel. 04 mars 2007

Pyetje:
Selam Alejkum!
Si falen namazet nafile? E kam lënë vitër namazin për ta falur në mesin e natës... 
Si duhet falur namazi nafile me vitër namazin së bashku? 
Si ndahen rekatet në këtë rast? Si bëhet nijeti në fillim për këto 
dy namaze të bashkuara apo veçmas? 
Në rast se gaboj duke lexuar Kur'an a duhet bërë sehvisexhde 
dhe si bëhetkjo? Në fund të namazit pas selamit, a duhet të bëjmë tespihët si në 
namazet tjera? Tespihët a bën t'i përdorim apo numërimi me gishta është 
më i preferuar? Nëse numërimi bëhet me gishta, a duhet t'i bëjmë 
me të dy duart apo vetëm me dorën e djathtë kurse dorën e 
majtë ta lëmë mbi këmbë? Në fund të namazit kur duam të
bëjmë Amin, a duhet ngritur duart përpara për dua apo si t'ia bëjmë?
Zoti ju shpërbleftë!

Përgjigje:
Alejkum selam!
Namazet nafile për nga këndimi i Kur’anit falen njëjtë sikur sunnetet gjatë ditës, por duhet dhënë selam pas çdo dy rekatesh.
Falni namaz nafile nga dy rekate sa të keni dëshirë (është prej sunnetit t'i falni  tetë rekate) dhe pastaj e përfundoni me namaz të vitrit.
Për vitër bëhet nijet veçmas namazeve nafile dhe i falë dy rekate vitër pastaj jep selam dhe ngritesh e falë edhe një rekat, por pasi të ngritesh pas rukusë i ngrit  duart dhe bën dua (është mirë që të fillohet duaja me falënderim ndaj Allahut –elhamdulilahi rabilalemin – dhe të dërgohet salavat mbi Muhamedin alejhi selam – ve salatu ve selamu ala Muhamedin – dhe kështu e përfundon duanë) e pasi ta përfundosh duanë i ul duart dhe bjen në sexhde dhe vazhdon namazin si çdo namaz tjetër, jep selam dhe thua duanë “Subhane-el- Melikil Kudus“ tri herë dhe Rabbul melaiketi ve rruh“ një herë.
Nuk duhet të bëhen tespih pas namazeve nafileve e as pas namazit vitër.Pas namazeve farze i bën tesbihët me gishta dhe me dorën e djathtë dhe dorën e majtë e len kudo, nuk duhet patjetër ta vësh mbi këmbë.Është prej sunetit të ngriten duart kur të bësh dua.
E gjithë kjo që e kemi thënë është e mbështetur në argumente të vërteta por për shkak të kohës nuk i kemi cekur argumentet. Lexoni librin e vogël: "Mburoja e muslimanit", dhe aty i gjeni të gjitha këto.

                                                                                                  
Bedri Robaj
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.