MЁNYRA E ABDESIT

 
Qėndrueshmėria e motrės sė mbuluar PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Muhamed Hasan   
e diel. 04 mars 2007


                             

Kjo motër ka qenë së bashku me bashkëshortin e saj në anije e cila është fundosur në det, ndërkohë që po përshkonte rrugën nga Arabia Saudite për në Egjipt.

Këtë ngjarje e tregon bashkëshorti i saj duke u betuar në Allahun se është e vërtetë, thotë: Pasha Allahun o Shejh, kur dëgjova se anija po fundosej, dhe dëgjova njerëzit duke bërtitur e qarë, i thashë bashkëshortes time, ndërkohë që unë isha me të në dhomë: Zgjohu shpejt të dalim se anija po fundoset. Ajo më tha: Assesi. I thashë: Çfarë po pret dil shpejt. Ajo më tha: Më prit sa të vë mbulesën. I thashë: Nuk është kjo koha e mbulesës. Ajo tha: Pasha Allahun nuk dal derisa të vë mbulesën, që edhe nëse vdes të më dalë shpirti dhe ta takoj Allahun duke iu bindur Atij. Ai tregon: Pasha Allahun ajo nuk doli vetëm pasi që e vuri mbulesën.
Ky është turpi, kështu vepron ajo e cila ka iman (besim) në zemër.

Bashkëshorti i saj thotë: I veshi rrobat e vuri mbulesën (e mbuloi trupin e saj) e më pas dolëm së bashku.
Thotë (bashkëshorti i saj): Pasha Allahun kur dolëm mbi anije, e dita se  ishim në rrezik dhe se anija do të fundosej. Gruaja ime ishte afër meje dhe më thoshte: Të betohem në Allahun, më trego, a kam gabuar diçka ndaj teje para kësaj dite. I thashë: Jo, pasha Allahun. Më tha: Kërkoj të më falësh. I thashë: Të kam falur.

Bashkëshorti i saj vazhdon tregimin: Pasha Allahun ajo filloi duke thënë shehadetin: “ESH HEDU EN LA ILAHE IL LALL LLAH ËE ESHHEDU ENNE MUHAMMEDEN RESULULL LLAH” (Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet dikush tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është i  dërguari i Allahut)
Më pas më shikoi dhe tha: I lutem Allahut të më bashkojë me ty në xhennet.
Kjo është qëndrueshmëria në fenë e Allahut. Këtë lloj të bereqetshëm e forcon Allahu edhe në momentet e fundit sepse ka jetuar në iman (besim) ka jetuar në teuhidin (njësimin) e Allahut të Lartësuar, në atë çfarë jeton, në atë do të vdesësh, dhe në atë që vdes do të ringjallesh në ditën e kijametit.

Këtë ngjarje e ka përmendur Shejh Muhamed Hasan

Përshtati: Merita Rexha 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.