MЁNYRA E ABDESIT

 
Pse njerėzit tė cilėt nuk falin namaz kanė fat? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 02 mars 2007

Pyetje:
Siç dihet,  kohëve të fundit shohim se shumë njerëz që nuk falen
kurrë kanë fat, sepse iu jepet mundësia për
të studiuar nëpër vende të ndryshme kurse neve muslimanëve
që falim namaz nuk na jepet kjo mundësi. Si e komentoni ju këtë?

Përgjigje:
Eselamu alejkum!
Kjo ndoshta është një mirësi për ju ngase Allahu thotë: "Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu e di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini." (Bekare: 216)
Dhe thotë: "Të mos mashtrojë bredhja nëpër qytete e atyre që nuk besuan."
(Ali-Imran: 196)
Duhet që t'i mbështetesh Allahut s.v.t. dhe të bësh dua që ta kesh atë që është më e mirë për ty në këtë botë dhe në ahiret, sepse dihet, se në vendet me popullsi joislame është rrezik të jetosh-studiosh ngase ato  janë vende në të cilat ka shumë fitne. Sa e sa raste kemi dëgjuar se kanë shkuar në to muslimanë të sinqertë por janë kthyer armiq të Islamit dhe kjo për shkak se ata nuk iu japin rastin atyre që falin namazin që të studiojnë në vende të  jashtme. Është një argument i qartë se është rrezik për fenë tënde nëse shkon ti atje ngase ata të urrejnë ty pse je fetar.

Por, nëse të mundësohet që të studiosh në ndonjë vend dhe je i sigurt se mund ta praktikosh fenë i lirë atëherë nuk është e ndaluar një gjë e tillë. Allahu e din më së miri.

                                                                                            Bedri Robaj

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.