MЁNYRA E ABDESIT

 
Namazi PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e enjte. 01 mars 2007

                               

Motra të nderuara! Bien në sy dy dobi të të qenit fetar: njëra që i përket kësaj bote dhe tjetra jetës së pavdekshme të botës tjetër. Në shoqërinë tonë, ku 90 ose 95 % të popullsisë janë apo shquhen muslimanë, dikush thotë se është fetar, se e ka tërë  familjen fetare, dikush për të mos i thyer zemrat e familjes apo prindërve të tyre e quan veten fetar, etj.
Madje, disa të tjerë thonë se të paktën prindërit apo gjyshërit i falen dhe për këtë arsye  e quajnë veten fetar.
Mirëpo, krahas kësaj, ka të atillë që e jetojnë personalisht jetën fetare me një entuziazëm të brendshëm të drejtuar kah përjetësia, pa pritur përfitim dhe kundërshpërblim.
Pra, këta janë besimtarët të cilët i kryejnë urdhërat fetare dhe nuk kanë frikë as nga urrejtja e urrejtësve as nga padrejtësia e të padrejtëve.

Në fenë tonë islame, nga lidhja pas së cilës ndihemi të nderuar, të ngritur dhe të privilegjuar, pas besimit, treguesi më i madh dhe konkret i të qenit fetar, është falja e namazit.

Çdo fe ka format e veta të lutjeve dhe adhurimeve. Në fenë Islame, namazi është forma më e përkryer që përmbledh në vetvete llojet e lutjeve, dorëzimeve dhe përgjërimeve të ndryshme. Prandaj, jo pa qëllim është thënë: “Namazi është shtylla e fesë!”.

Të habit fakti se si njeriu i ditëve të sotme kërkon që edhe detyrën të cilën nuk e bën, të duket sikur e bën dhe të përzihet në të drejtat dhe në të mirat e atyre që e kryejnë detyrën e vet, p.sh.: disa thonë se nuk mund të gjejnë kohë të falin namazin, madje ka prej njerëzve që edhe justifikohen se zemrën e kanë të pastër, s’ia  mendojnë askujt të keqen, s’ia bëjnë askujt të keqen e kështu me radhë, ose se i falen  prindërit, burri, gruaja apo fëmijët e ky s'ka nevojë se ata luten edhe për të, etj.

Me të vërtetë rastet apo shembujt e tillë të bëjnë të qeshësh sepse janë shembuj të paarsyeshëm për një tru të shëndoshë.

Le ta sqarojmë edhe këtë se afetarizmi po edhe fetarizmi nuk shtojnë e as nuk pakojnë asgjë në thesaret e All-llahut të Lartësuar. Të gjitha përpjekjet dhe rezultatet tona në rrugën e formimit personal na takojnë neve. Andaj, e drejtë për çdo njeri në përgjithësi e për muslimanët në veçanti është falja e namazit dhe zbatimi i rregullave të tjera të ardhura nga All-llahu, sepse ilaçin që i jep mjeku të sëmurit pa dyshim që është jo për atë që e jep por për të sëmurin. Por, edhe i sëmuri , nëse don që të shërohet, pa dyshim që duhet ta pijë ilaçin.

Sa bukur thotë i Dërguari i All-llahut ( sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ):
“Më janë bërë të dashura nga dynjaja juaj: gratë dhe parfumi, kurse kënaqësia e syrit më është bërë në namaz”. (Ahmedi dhe të tjerët, sahih).

Ibn Kajjimi (rahimehull-llah) në lidhje me këtë hadith ka thënë: "Kënaqësia e syrit është përmbi dashurinë, sepse jo çdo i dashur të kënaq sytë me të, por syri kënaqet me gjërat më të dashura që duhen vetvetiu, e ky është vetëm All-llahu, përveç të Cilit nuk ka hyjni tjetër". Pastaj vazhdon dhe thotë:
“Namazi është kënaqësia e syrit të njerëzve të dashuruar (në All-llahun) në këtë botë,  pasi që në të ka lutje me përkushtim drejt Atij, pa të cilin nuk kënaqen sytë, nuk qetësohen zemrat dhe nuk rehatohen shpirtrat. Me përmendjen e Tij begatohen zemrat, Atij i nënshtrohen dhe mposhten, Atij i afrohen sidomos në sexhde, gjendje e cila është  më e ndijshmja kur robi i Tij e ndien nënshtrimin ndaj Tij dhe e ndien afrinë më të madhe ndaj Tij.     
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.