MЁNYRA E ABDESIT

 
Cilėsia e tė qenit fetar PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e enjte. 01 mars 2007




Pa dyshim që verseti i parë kur’anor që ka zbritur, na urdhëron neve leximin dhe mësimin, dhe nga ky rregull ne duhet ta dimë dhe ta kuptojmë se cilat janë parimet që duhet t'i besojmë dhe adhurimet që duhet t'i bëjmë, apo thënë ndryshe, duhet të dimë se  ç’farë kuptimi ka besimi islam, adhurimi islam dhe morali islam.
Nuk ka dyshim se pa dituri, pa të kuptuar po edhe pa praktikim të denjë të rregullit dhe zbatim të ligjit të ardhur në Kur’an, mburrja me të qenit musliman, mbetet identitet i një pretendimi të thatë apo thënë ndryshe vetëm një imitim verbal.

Sot, në këtë botë kalimtare, ashtu siç ka njerëz që e kuptojnë të vërtetën dhe që e njohin All-llahun, që përfitojnë nga begatitë e shumta të kopshteve të ndryshme si në aspektin shpirtëror po edhe nga ai material, ka edhe të atillë që nuk e kuptojnë dhe që e trajtojnë gabim atë e këtë. E themi me keqardhje që të tillët janë të shumtë.
Të nderuara motra! Le ta shqyrtojmë së bashku cilësinë e të qenurit fetar që për ne është një e drejtë natyrore dhe një karakteristikë e paevitueshme.

Në çfarëdo dege të shkencave, kur shqyrtohet një fe, shihen parimet e besimit të saj si dhe format e adhurimit. Pra, edhe trupin e fesë sonë (Islamit) e përbëjnë dy elemente të rëndësishme. I pari, ai që i drejtohet mendjes së njeriut, që, me këtë rrugë, zbret gjer në ndjesitë e shtohet aty si dhe që përbën bazat e besimit, është elementi teorik. I dyti, ai që burimin e kësaj drite brenda projektorit shumë delikat të ndjesive e reflekton jashtë, në të gjitha organet e trupit e që shëndrrohet në veprim, është ai që i themi akt (amel) = adhurim (ibadet).

Dhe, bashkimit të këtyre dy elementeve, domethënë të besimit të brendshëm dhe praktikimit të jashtëm me vepra, i jepet emërtimi “fe”. Atij që i bashkon këto në veten e tij i thuhet “ fetar”. Kjo është pra ajo çka kërkon All-llahu prej nesh e që na ka treguar Pejgamberi ynë, Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem).

Pra, fenë mund t’ia përgjasojmë një druri. Rrënja e këtij druri është në thellësitë e zemrës sonë, kurse degët zgjaten nga zemra në gjuhë e gjer në organet e tjera të trupit, duke dhënë në secilën prej tyre shije dhe fryte të ndryshme. Rrënja e drurit është besimi, frytet janë adhurimi dhe morali. Besim (iman) + adhurim (ibadet) + moral (ahlak) = FE.Për tërë këtë paralelizëm All-llahu ka thënë në Kur’an:

“… fjala e mirë i përngjan pemës së mirë me rrënjët thellë në tokë dhe degët drejt qiellit. Kjo pemë, me vullnetin e Zotit jep çdo stinë frytet e veta...” (Ibrahim: 24,25).

Pra, ta dimë se besimi pa adhurim është si një ndërtesë pa themele apo një farë e thatë pa jetë.
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.