MЁNYRA E ABDESIT

 
Dėmet e lakuriqėsisė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e mėrkurė. 28 shkurt 2007


Të zbuluarit është mëkat ndaj All-llahut dhe jorespekt ndaj Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem). S’ka dyshim se ai që bën mëkat ndaj All-llahut dhe nuk e respekton  Muhammedin (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) nuk i bën dëm askujt përveç vetvetes.
Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë:
“I gjithë ummeti im do të hyj në Xhennet, përveç atij që refuzon.”Shokët e tij të çuditur thanë:
“Kush refuzon o Resulull-llah?!” Ai (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) tha: ”Kush më respekton do të hyj në Xhennet, kurse kush nuk më respekton ka refuzuar.”


Lakuriqësia është prej mëkateve shkatërruese

Një ditë, te Pejgamberi (alejhis selam) shkoi Umejmutu bint Rukejka për t’iu besatuar për Islamin. Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) i tha: “M'a jep besën se nuk do të bësh shirk, nuk do të vjedhësh, nuk do të bësh zina, nuk do ta vrasësh fëmijën tënd, nuk do të trillosh ndonjë akuzë, nuk do të vajtosh dhe se nuk do të dalësh e zbuluar, ashtu si dilje në injorancë.”

Pra, me këtë kuptojmë se Pejgamberi alejhis selam krahasoi të zbuluarit e femrës me mëkatet më të mëdha.

Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) gjithashtu ka thënë: “Populli, i cili mban në dorë kamxhikë sikurse bishtat e lopës, me të cilët u binë njerëzve, si dhe gratë e veshura por të zhveshura, të cilat lëkunden gjatë ecjes, kokat (flokët) e të cilave janë si shpina e devës nuk do të hyjnë në Xhennet, e as që do të nuhatin erën e tij, ndërsa era e tij ndihet aq larg.”


Lakuriqësia është pasim i djallit dhe derë e së keqës së pandërprerë

Tregimi i Ademit dhe Havës me Iblisin na tregon qartë kujdesin e Iblisit për të zbuluar vendet e turpshme dhe përhapjen e amoralitetit. All-llahu thotë:
O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë shejtani sikurse i nxorri prindërit tuaj nga Xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që t’ju del në shesh të zbuluarit e tyre…” (El-Araf: 27).
Ai i cili mendon dhe studion tekstet e ligjit të All-llahut, do t’i kuptoj dëmet e të zbuluarit në këtë botë dhe në botën tjetër, sidomos nëse kësaj i bashkangjitet edhe përzierja e gjinive.


Disa prej përfundimeve të padëshiruara

- gratë fillojnë të garojnë në zbulimin e bukurive (që është vepër e ndaluar) me qëllim që ta tërheqin shikimin e të tjerëve, gjë që shkatërron moralin dhe pasurinë dhe e bën gruan mall të lirë, i cili i ekspozohet çdokujt;
- shkatërrohet morali edhe te pjesëtarët e gjinisë mashkullore, sidomos te të rinjtë, të cilët më shpejt nxiten në vepra të ndaluara;
- shkatërrohen lidhjet familjare dhe përhapet mosbesimi ndërmjet anëtarëve të familjes;
- fillon tregtia me gra (në forma të ndryshme);
- fillon keqtrajtimi i çdo gruaje, pa marrë parasysh moralin e saj;
- përhapen sëmundjet. Pejgamberi (alejhis selam) ka thënë:
“Çdo herë që përhapet prostitucioni në një popull, në të përhapen edhe sëmundje dhe epidemi, të cilat nuk kanë ekzistuar te paraardhësit e tyre.”
- nuk i ipet rëndësi zinasë së syve. Pejgamberi (alejhis selam) ka thënë:
“ Zinaja e dy syve është shikimi”.
- merita për të zbritur dënime të ndryshme, të cilat janë më të rrezikshme edhe se shkatërrimet më të mëdha që i bën njeriu (sepse Zoti është më i fuqishëm se ai-njeriu).

Pejgamberi (alejhis selam) ka thënë:
“Nëse njerëzit e shohin ndonjë vepër të keqe dhe nuk e ndryshojnë, kam frikë se All-llahu i kaplon edhe ata me dënim.”
Andaj, bëhet pyetja: a thua vallë, është më me rëndësi heqja nga rruga e ndonjë pengese (guri, therre) gjë e cila është nga degët e besimit, apo fitneja (ngacmimi) e cila shkatërron zemrën, prish trurin dhe përhap imoralitetin ndër njerëz?!
Kësaj le t'i përgjigjet gjithsecila prej këndit të ndërgjegjes që ka, ngaqë përgjigjen e dimë të gjithë.

Imam Shafiu (rahimehull-llah) ka thënë:“Kënaqësia e njerëzve është qëllim i paarritshëm, kurse ti veproje atë që bën dobi. Pra, vazhdo dhe mos e merr parasysh atë që nuk bën dobi.
“All-llahu u garanton të devotshmëve dalje nga udhëkryqi dhe furnizim prej nga ata nuk e presin."
Ai thotë:
“…E kush i frikësohet All-llahut, atij Ai ia çelë një rrugë dhe e furnizon prej nga nuk kujton fare...” (Et-Talak: 2,3).

Për fund, lus All-llahun që të na bëjë prej atyre që e adhurojnë Atë pandërprerë dhe të na bëjë prej atyre që e kuptojnë qëllimin e ardhjes në këtë botë. Amin!


                                                             
Përgatiti: Valbona Kelmendi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.