MЁNYRA E ABDESIT

 
Vlera e mbulesės (hixhabit) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e mėrkurė. 28 shkurt 2007


All-llahu i Lartësuar e ka bërë detyrë të domosdoshme mbulimin e trupit të femrës e cila arrin moshën e pubertetit (pjekurisë) si dhe këtë e ka konsideruar respekt ndaj Tij dhe ndaj Profetit Muhammed (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem). Allahu këtë e sqaron në ajetin e Tij kur’anor, ku thotë:

Aty ku All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i Dërguari i Tij, nuk i takon asnjë besimtari dhe besimtareje që në atë çështje të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetër. E kush bën mëkat ndaj All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, ai është larguar shumë larg të Vërtetës.” (El-Ahzab: 36).

Pastaj verseti tjetër thotë:
Thuaju edhe besimtareve t'i ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të tyre, të mos i zbulojnë stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme, le t'i vënë shamitë mbi kraharorin e tyre…” (En-Nur: 31).

Ajeti tjetër thotë:
“… E kur të kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes, kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre…” (El-Ahzab: 53).

Po edhe tjetri ajet thotë:
O pejgamber, thuaju grave tuaja, bijave tuaja dhe grave të besimtarëve, le t'i vënë shamitë e veta mbi trupin e tyre…” (El-Ahzab: 59).

Ndërsa, Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ) ka thënë:

“Gruaja është auret” d.m.th. ajo duhet të mbulohet.
M
bulesa është besim, devotshmëri dhe frikë-respekt ndaj All-llahut.

All-llahu nuk u është drejtuar me urdhërin e Tij për mbulesë jobesimtareve, por besimtareve.
Ai thotë:
Dhe thuaju besimtareve…” Dhe thotë: “… dhe grave të besimtarëve…”.
Kurse, për t'i kuptuar më qartë dhe më mirë këto ajete ndeshemi me fjalën e nënës sonë Aishes (radiajAll-llahu anha), gruas së Resulull-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), kur i është drejtuar disa grave të vendit Benu Temin të cilat ishin me rroba të holla:
"Nëse jeni besimtare, kjo nuk është veshja e besimtareve, e nëse nuk jeni besimtare, atëherë kënaquni me to."

Pejgamberi i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë:
“All-llahu i Lartëmadhëruar është i Turpshëm dhe i Mbuluar dhe e do turpin dhe mbulesën.”
All-llahu thotë:
O bijtë e Ademit, Ne zbritëm për ju petk që ju mbulon vendet e turpshme dhe petk zbukurues. Por petku i devotshmërisë është më i miri…” (El-Araf: 26).
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.