MЁNYRA E ABDESIT

 
Tmerri i imitimit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e mėrkurė. 28 shkurt 2007

        

 Një nga shkaqet që lindin prirjen për të mbuluar të vërtetat hyjnore dhe për t’u shmangur nga rruga e drejtë është vetgënjimi apo vetmashtrimi i njeriut nga dija dhe fuqia e tij. Është e vërtetë se armiqtë e parë të të gjithë pejgamberëve dhe njerëzve të së vërtetës, gjithmonë kanë qenë njerëz që janë mashtruar nga dija dhe fuqia e vet. Ata vazhdimisht i kanë konsideruar të ulët, të prapambetur dhe të dobët mbrojtësit e të vërtetës dhe përkrahësit e tyre dhe kanë pretenduar se vetë kurrë nuk do të ulen në nivelin e tyre.

Për të tillët sa bukur na tregon All-llahu në Kur’an, ku thotë: Kur pejgamberët u patën ardhur me argumente të qarta, ata, duke u besuar dijenive të veta, qenë treguar tekanjozë dhe qenë tallur. Më në fund, i pati mbështjellë ndëshkimi i talljeve të veta.” (Gafir, 40: 83)

Është më se e vërtetë se në çdo vend të botës, në çdo kohë e periudhë ka patur prej atyre  që e kanë mohuar dhe e kanë përbuzur të vërtetën dhe gjërat e shenjta fetare në saje të krenarisë së dijës dhe fuqisë. Madje, të habit fakti se si të tillët edhe e kanë konsideruar veten të pavarur prej çdo gjëje, madje edhe prej All-llahut dhe se as Atij thuajse nuk ia kanë nevojën. Ky opinion i gabuar dhe mburrja e tillë e nxjerr njeriun nga rruga e drejtë dhe e shpëtimit. Vetëm të mos harrojmë se kjo dukuri ka lindur dhe është shumuar nga Perëndimi dhe perëndimorët që nga shekulli XVIII.

Krahas kësaj, sa e hidhur është edhe gjendja e femrave të cilat janë të mbuluara që ta mbrojnë femërinë e tyre, që të jenë sa më krenare dhe me pozitë të rëndësishme në shoqërinë në të cilën jetojnë. Duhet ta dijmë se të gjitha kufizimet që i janë bërë në veshjen dhe zbukurimet e saj në ambiente të caktuara, janë me qëllim që të mbyllin derën e çorodisë dhe amoralitetit, të cilat përhapen nga zbulimi dhe shfaqja e bukurisë. 
Andaj, kjo që ka bërë ligji hyjnor, nuk është kufizim i të drejtave të femrës, por mbrojtje nga rënia e saj në fundërrinat e nënçmimit dhe të pavlerave. Për këtë shkak, do të përpiqemi që ta përmendim vlerën e mbulimit (hixhabit) të femrës, qëllimin e nxitjes në të, dobinë e praktikimit të tij dhe dëmin e mospraktikimit.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.