MЁNYRA E ABDESIT

 
Sallatė me patate PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta   
e mėrkurė. 28 shkurt 2007


Për 4-5 persona duhen:
- 1 kg patate,
- 4-5 lugë gjelle vaj,
- 3 lugë uthull,
- 1 qepë,
- 2 lugë mustardë,
- kripë, piper i zi dhe  
- pak majdanoz.

Marrim patatet, i lajmë mirë dhe i ziejmë të paqëruara në ujë të vluar me kripë për 20-25 minuta. Pasi të jenë zier, kullohen dhe shpërlahen me ujë të ftohtë që t'u hiqet më lehtë lëkura, pastaj i presim në rrota të vogla dhe të holla dhe i vendosim në një enë të madhe,  u hedhim vaj, uthull, kripë, piper, majdanoz të grirë imët, 2 lugë gjelle mustardë, qepën e grirë në formë gjysmërrethi dhe pak ujë. I përziejmë mirë me gishtërinjtë e dy duarve në mënyrë që të mos thërmohen patatet derisa ta kenë thithur pothuaj të gjithë lëngun në mënyrë që të bëhet një salcë që i mbështjellë të gjitha patatet, pa u ngjitur këto me njëra-tjetrën dhe i lëmë të qëndrojnë 10-15 minuta që salca të thithet mirë dhe kështu sallata është gati. Kjo sallatë i përshtatet çfarëdo lloji të mishit të pjekur.

Përgatiti: Blerta Shaqiri
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.