Barnat prej tė cilave duhet pasur kujdes gjatė shtatzėnisė |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e mėrkurė. 28 shkurt 2007 |
Shumë barna nuk janë testuar fare në shtatzëna dhe askush nuk e din se si ndikojnë në shëndetin e fetusit. Nëse keni problem me shëndet, qoftë edhe pak dhe për këtë shkak merrni ndonjë bar, bisedoni me mjekun tuaj se a mund ta përdorni atë bar gjatë shtatzënisë. Asnjëherë mos e ndërpreni marrjen e barit pa u kosultuar me mjekun. Për disa barna është treguar se shkaktojnë anomali të lindjes dhe për këtë arsye duhet larguar marrjes së barnave përveç nëse mjeku që ua përshkruan barnat e din që jeni shtatzënë. Disa barnave, për t'u eliminuar tërësisht nga organizmi, u duhen disa ditë, javë apo muaj, kështu që mundohuni ta ndërpreni marrjen e barnave edhe para shtatzënisë.
Gjatë shtatzënisë duhet ikur këtyre barnave:
- Antrogjenet (përdoren për shërimin e endometritit) - Antikoagulantët (përdoren si preventivë kundër koagulimit të gjakut) - Antikonvulzivët (përdoren për shërimin e sëmundjeve epileptike) - Antidepresivët (FLUOXETIN, BAROXETIN dhe INHIBITORËT tjerë të SEROTONINËS) - Antitiroidët (përdoren për mjekimin e hiperaktivitetit të gjëndrrës tiroide) - Aspirin, Andol, Ibubrufen dhe barnat e tjera antireumatike (p.sh.: Voltaren dhe Ketonal që janë kundër temperaturës së lartë dhe dhimbjeve) - Barbituratet - Benzodiazepin - Barnat Kemoterapeutike siç është Metotrexat që përdoret për mjekimin e tumoreve - Dietilstilbestrol (që përdoret për trajtimin e problemeve me menstruacione, te menopauza dhe kanceri i gjirit) - Estrodiol (që përdoret te kontraceptivët oral) - Isotretinoin (që përdoret për mjekimin e akneve) - Litium (që përdoret për mjekimin e çrregullimeve maniake depresive dhe çrregullimeve bipolare) - Tetraciklin (antibiotik për mjekimin e infeksioneve) - Streptomicin (antibiotik për mjekimin e tuberkulozës) - Antihisteminikët josedativ (terfenadin, astemizol që është kundër alergjisë).
Përktheu: Blerta Shaqiri |