MЁNYRA E ABDESIT

 
Ditėlindja e Hasanit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Um Umara   
e mėrkurė. 28 shkurt 2007

 


Sot ishte ditëlindja e Hasanit.

Ai ishte shumë i gëzuar. Përfundimisht mbushi shtatë vjet. Nëna e kishte mësuar atë se muslimanët nuk e festojnë ditëlindjen, por i tregoi se sot në mbrëmje ajo kishte një befasi për të. Hasani çuditej!

Si mund të ketë befasi pa e festuar ditëlindjen!?

Gjatë tërë ditës Hasani ishte i padurueshëm dhe mezi priste që të bëhej mbrëmje.
Në ora shtatë nëna e thirri nga shkallët Hasanin: "Hasan, eja poshtë. Befasia jote është gati." Hasani nuk mund t'i besonte veshëve të tij. Vrapoi poshtë dhe pa se aty ishin dajallarët, axhallarët, tezet, hallat dhe kusherinjtë e tij. Por, nuk kishte ndonjë shenjë të festimit të ditëlindjes. Hasani u ndie i zhgënjyer.

Pastaj nëna tha: "Hasan, sot je bërë djal i madh, i ke mbushur shtatë vjet, prandaj... jemi tubuar të gjithë për të të mësuar diçka lidhur me namazin!" Hasani tha: "NAMAZIN?!"

Nëna u përgjigj: "Po i dashuri im, pejgamberi Muhammed (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të) thoshte se kur ti mbushin fëmijët shtatë vjet duhet ta mësojnë faljen. Që nga kjo ditë duhet të mësosh të falesh, sikurse që e bëjnë këtë nëna, babai dhe të gjithë dajallarët dhe axhallarët tu. Gjithsecili që është 7 vjeçar apo më i vjetër duhet të falet."

Hasani tha: "Përse duhet të falemi, nënë?"

Nëna u përgjigj: "Epo... A nuk të ka dhënë All-llahu njerëz të cilët përkujdesen për ty? Ai të dha ty nënën dhe babanë dhe të gjithë të afërmit. Të dha ushqim dhe pije. Të dha edhe shtëpi dhe trup të shëndoshë. A nuk është ashtu?"

Hasani tha: "Hmm, po nënë."

Atëherë xhaxhi Mervan tha: "All-llahu të ka dhënë ty shumë gjëra që të tjerët nuk i kanë. Ti ke një shtëpi të madhe dhe të bukur dhe jeton në të i sigurt. Njerëzit, të cilët jetojnë në vendet si Palestina apo Afganistani nuk i kanë këto. All-llahu t'i ka dhuruar sytë, gojën, veshët dhe trupin.

Ti e shfrytëzon atë për çdo ditë." Tezja Safije shtoi: "Tash, a nuk beson se duhet ta falënderosh All-llahun për të gjitha këto?"

Hasani: "Po si ta falënderoj All-llahun kur unë nuk e shoh Atë."

Babai tha: "Eh, tashti Hasani im i vogël, ti falesh pesë herë në ditë dhe me këtë shpreh falënderim për të gjitha këto dhurata të shumta të All-llahut. Ai na jepë për çdo ditë të gjitha këto."

Nëna u përgjigj: "Ka edhe një dhuratë tjetër Hasan, të cilën do ta japë All-llahu sot."

Hasani tha: "Çfarë dhurate, nënë?" Nëna u përgjigj: "Së shpejti do ta kesh një motër të vogël!"

Hasani:"Një motër të vogël.. Oooh All-llah të falëderoj shumë. A mund të më mësoni si të falem. Dua ta falënderoj All-llahun." Nëna buzqeshi dhe e shikonte Hasanin me krenari. Pastaj të gjithë e mësuan si duhet falur. Hasani u gëzua shumë dhe kjo ishte ditëlindja më e bukur në jetën e tij!!

Paqja qoftë mbi ju!

                                                                 marrë nga: www.denkmalislam.de
                                                    Përktheu nga gjermanishtja: Jusuf Kastrati
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.