MЁNYRA E ABDESIT

 
Zbritja e Isait, birit tė Merjemes PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e hėnė. 26 shkurt 2007



Isai është i Dërguar i Allahut, është biri i Merjemes, i cili u krijua nga fjala e Allahut:  “Bëhu” dhuruar Merjemes. Isai është shpirt i krijuar nga Allahu si të gjithë shpirtrat e njerëzve të tjerë, por kurrsesi pjesë e Tij ose Allahu Vetë. Si i Dërguar i Allahut, ne muslimanët e njohim dhe e vlerësojmë si të gjithë të Dërguarit e tjerë të Allahut, e respektojmë dhe e nderojmë. 
Kushdo që thotë më tepër për Isain ose për ndonjë të Dërguar tjetër të Allahut, ka gabuar rëndë dhe është në rrugë të humbur. Ne muslimanët besojmë se Isai, biri i Merjemes nuk është kryqëzuar. Ishte plan i armiqëve të tij për ta kryqëzuar, por Allahu e shpëtoi dhe e ngriti lart. Dhe, shëmbëllimi i Isait alejhi selam iu vu një tjetrit. Armiqtë e Isait alejhi selam e morën atë njeri dhe e kryqëzuan duke menduar se ai ishte Isai alejhi selam.

Isai, biri i Merjemes do të kthehet në këtë botë para Ditës së Ringjalljes. Ai do të kthehet për t’u bërë prijës i umetit musliman, ashtu siç është shpallur në Kuran:  “Dhe ai (Isai, biri i Merjemes) do të jetë shenjë njohëse për Orën (për ardhjen e ditës së ringjallajes d.m.th. Isai do të zbresë në tokë). Kështu, që mos kini asnjë dyshim për të (Orën, për Ditën e Kijametit) dhe më ndiqni Mua (Allahun, d.m.th. bindja e nënshtrimi ndaj Tij) kjo është Udha e Drejtë (e Islamit drejt Allahut, drejt Xhenetit të Tij)."

Poashtu, i Dërguari i Allahut, alejhi selam, ka thënë: “Allahu do ta zbresë Isain, birin e Merjemes, gjykues dhe vënës të drejtësisë”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Gjithashtu, All-llahu thotë në Kur’an: “Dhe të gjithë nga ithtarët e Librave të Parë  (çifutë e të krishterë) duhet doemos të besojnë në të (Isain, birin e Merjemes vetëm si i Dërguar i All-llahut) para vdekjes së çdonjërit prej tyre (para se t’i vijë secilit meleku i vdekjes dhe nuk ka rrugë tjeter: ose të besoj ose të bëhen përfundimisht banorë të  përhershëm të zjarrit). Dhe, Ditën e Kijametit ai (Isai) do të jetë dëshmues kundër tyre".

Ebu Hurejra, radijallahu anhu, ka transmetuar se Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Pasha Atë (All-llahun) në Duart e të Cilit është edhe shpirti im, padyshim që Isai, biri i Merjemes, shumë shpejt do të zbresë mes jush (muslimanëve) dhe do të gjykojë  njerëzimin me drejtësi, sipas ligjit të Kur’anit (si udhëheqës i drejtë). Ai do të thyej kryqin, do të zhdukë derrat dhe nuk do të ketë më taksë-xhizje. Paratë do të jenë aq me bollëk, saqë askush nuk do t’i pranojë (po t’i jepen) dhe një sexhde ndaj All-llahut do të vlejë më tepër se gjithë bota dhe çdo gjë që ka në të. (Transmeton Buhariu)

Zbritja e Isait është e argumentuar me Kur'an, Sunet dhe unanimitetin e mendimeve të dijetarëve. Allahu, subhanehu ve teala, thotë në Kur'an: “Nuk do të ketë asnjë prej ithtarëve të librit vetëm se ka për t’i besuar atij (Isait) para vdekjes së tij…” (En-Nisa: 159)
Isai, biri i Merjemes, do të zbresë te një minaret e bardhë në lindje të Damaskut, duke i vënë pëllëmbët e tij mbi dy engjëj. Nuk do të jetojë asnjë jobesimtar që do të ndjejë kundërshtimin e tij. Ai do ta kërkojë Dexhallin deri sa ta gjejë te dera Lud e do ta vrasë atje. Do ta thyejë kryqin, do ta bëjë Haxhin dhe Umren, do t’i bëhet sexhde vetëm Allahut subhanehu ve teala dhe të gjitha këto janë të argumentuara në Kur'an dhe Sunet.

Transmetohet nga Imam Ahmedi dhe Ebu Davudi se: “Isai do të qëndrojë pas vrasjes së Dexhallit dyzet vjet, e më pas do të vdesë e do t’ia falin xhenazen muslimanët.”
Buhariu përmend se ai do të varroset pranë Muhamedit alejhi selam.
Allahu e di më së miri.

                                                                Përgatiti: Blerta Shaqiri

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.