MЁNYRA E ABDESIT

 
Burri dyshon se kam pasur marrėdhėnie me vėllain e tij... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 26 shkurt 2007
Pyetje:
Selamun alejkum!
Më ka porositur motra t'ua bëj një pyetje rreth bashkëshortësisë. 
Jam e martuar dhe kam katër fëmijë por me burrin s'i kam raportet e mira. Bëhen gati shtatë vite që më përcjellë se i ka hy në mendje se jam duke pasur marrëdhënie me vëllain e tij. 
Nuk jam e lirë në shtëpinë time, ne jetojmë në bashkësi, ai nuk fol me vëllain e tij, vëllai i tij po ashtu ik nga unë, as me mua nuk flet shumë,
 probleme kam e nuk po di se çka të bëj që jemi të pafajshëm, 
as nuk ka ndodhur me na pa e as që është e vërtetë, 
për t'u ndarë nga bashkësia nuk po kemi mundësi. 
I kam treguar motrës së burrit edhe ajo u befasua pasi kjo nuk është e vërtetë.
Pothuajse e gjithë familja e edhe mixha e dinë dhe i kanë folur por është e kotë. Gjithashtu, unë i kam treguar vëllait tim e ai ka folur në telefon me të se nuk është në Kosovë por ai prapë nuk i ndalë fjalët, më bën presion, vazhdimisht më thotë se nuk më don, e ke kryer qejfin me vëllain tim disa herë, etj.. 
I kam thënë më ço te nëna se nuk mund të jetoj kështu 
edhe pse më dhimbsen fëmijët se nuk mund të jetoj pa fëmijë. 
Kam dashur t'i betohem në Kur'an kur ishin 
fëmijët në gjumë, por ata na kanë dëgjuar që po grindemi e filluan të qajnë. Po edhe burri më thoshte të mos e bëja dhe e lashë megjithëse kisha dëshirë t'i them që jam e pafajshme.
Ju lutem, më ndihmoni se çka të bëj sepse kam filluar të sëmurem 
nga nervoza e mërzia, kam filluar të vjelli qysh qe gjashtë vite, kam kokëdhembje shumë, më ka thënë mjeku që je sëmurë nga 
migrena, dy ditë të mira s'i kam. 
Ju lutem, më jepni një sqarim se çfarë të bëj. 
Nuk di të falem se motra më thotë të falem e të bëj dua për përmirësimin e burrit, ndodh nganjëherë m'i 
plotëson të gjitha kushtet, më don, por nuk më duhet ajo dashuri, 
nuk e dua fare. 
Kam qenë te disa hoxhallarë por është e kotë. 
Kam shumë për të shkruar por nuk mundem nëpërmjet internetit. 
Ju lutem, m'a ktheni shpejt përgjigjen. Nuk di se çka
të bëj, më duhet këshilla juaj.
Babai më ka vdekur e nënën e kam plakë të vetme. 
Vëllezërit i kam jashtë e me iu tregu të gjithëve po frikohem se mos 
po bëhet edhe më keq. 
E pres me padurim përgjigjen tuaj. Selamun alejkum! 
 
Përgjigje:
Alejkum selam!
Motër, Allahu ta lehtësoftë këtë sprovë. Ti patjetër duhet të fillosh të falesh dhe të bësh dua që Allahu t’ia largoj burrit tënd atë dyshim. Mundohu që të sillesh mirë me të dhe t’ia plotësosh kërkesat dhe nëse ke mundësi veçoje dhe betoju në Kur’an se ti nuk ke pasur asgjë me vëllain e tij dhe thuaj se ky është një dyshim që ta ka sjellur shejtani që ta ndajë familjen tuaj, ngase siç ka ardhur në hadith Iblisi (prijësi i shejtanëve) e ka arshin e tij mbi ujë dhe atij i afrohen shejtanët e ia paraqesin punët e këqija që i kanë bërë mirëpo ai nuk kënaqet me asnjë derisa të vijë njëri prej tyre dhe t'i thotë se i kam ndarë dy bashkëshortë. Atëherë  ai e ofron atë. Dhe, foli atij me fjalë të buta e thuaj se ti je njeriu më i dashur tek unë, sikur mos të martohesha me ty nuk e di se si do të kisha jetuar, etj.. Ndoshta, Allahu ia largon këtë dyshim nga shejtani i mallkuar.
Motër, mësoje sa më shpejt namazin dhe ua mëso fëmijëve të tu dhe dije se kjo që të ndodh ty nuk është e fshehur nga Allahu. Ai din dhe sheh gjithçka, por ju luteni Atë që t’ju udhëzoj juve dhe burrin tuaj në rrugën e Tij. Pa dyshim se do të harrohen këto dhe do të jetoni një jetë të lumtur nën hijen e fesë së Allahut s.v.t.

                                                                                  Bedri Robaj
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.