MЁNYRA E ABDESIT

 
E vėrteta rreth pėrgojimit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 26 shkurt 2007
  

Islami ka tërhequr vërejtjen për rrezikun e gjuhës (së të folurit) ka sqaruar dëmet e saj dhe ka nxitur për ruajtjen e saj ose përdorimin e saj në të mirë.

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem, ka lajmëruar Muadh bin Xhebelin r.a. se mbikqyrja e gjithë punës është në mbajtjen e gjuhës.

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem, thotë: “ Ai që më siguron mua, atë që ka ndërmjet dy këmbëve dhe atë që ka ndërmjet dy nofullave, do t’i sigurojë atij Xhennetin”.


Përgojimi është prej mëkateve të mëdha. Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “Mos përgojoni njëri-tjetrin, a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i Allahut” (El- Huxhurat 12).


Ç’është gibeti?

Gibeti është të flasësh për motrën tënde, atë që ajo e urren. Nëse e ka atë që themi, kemi përgojuar, nëse nuk e ka kemi shpifur ndaj saj. Gibeti mund të jetë në fjalë, shkrim, lëvizje....etj.
Gibeti është i rrezikshëm si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër, por shumë prej njerëzve nuk i kushtojnë rëndësi kësaj çështjeje, por e konsiderojnë si frut të takimeve tyre.

Shkaqet e nxitjes së përgojimit

1. Shfryerja e zemërimit
2. Dëshira për të ngritur veten duke ulur të tjerët
3. Lojërat dhe talljet (shakat)

Motra të kemi kujdes, nga kjo dukuri e shëmtuar, që fatkeqësisht është mjaft e pranishme në mesin tonë, ta ruajmë gjuhën tonë dhe mos të flasim për tjerët, atë që nuk do të donim të thuhej per neve. Të jemi ne ato muslimane që nga gjuha jonë të jetë i qetë cdo njeri, mos të ofendojmë, mos të shpifim, mos të ofendojmë as mos të lëndojmë askë me gjuhën tonë, sepse vetës i bëjmë i keq, dhe aspak asaj për të cilën flasim. Prandaj, ta kuptojmë përgojimin si mëkat të madh, dhe ta zhdukim nga përditëshmëria jonë.

Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, u ka thënë shokëve të tij: “I falimentuar prej umetit tim  është ai që vjen Ditën e Gjykimit me namaz, me agjërim, me zekat por që ka ofenduar këtë, ka shpifur ndaj atij dhe i merren nga të mirat e tij dhe i jepen tjetërit, pastaj hidhet në xhehenem."

Transmetohet se Aishja, radiallahu anha, ka thënë: I thashë: “O i Dërguar i Allahut, Sofija në krahasim me ty është e shkurtër”. Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, i ka thënë: “ Ke thënë një fjalë, që nëse bashkohet me ujin e detit do ta turbullonte”.

Disa e përgojojnë ndokënd dhe nëse  i thua, frikësoju Allahut mos i prek nderet e muslimaneve, përgjigjet: ‘unë jam gati t’ia them këtë edhe  asaj, ose filanja nuk mërzitet  për këtë që po them. Kush të tha, se ajo nuk mërzitet? Ndoshta shtiret para teje por në vete ndien dhimbje shumë dhe e urren atë që dëgjon.


Thënie të zgjedhura rreth përgojimit:

Një njeri i thotë Hasan el Basriut, se filani të ka përgojuar. Hasan el Basriu i dërgon një tabak me hurme të freskëta dhe i thotë: “Më thanë se ti më ke dhuruar prej të mirave tua dhe une doja të të shpërbleja, por të kërkoj ndjesë që nuk e kompensoj atë të mirë që më dhe”.
Nëse nuk i bënë doni muslimanes atëherë mos e dëmto.
Nëse nuk e gëzon atëherë mos e mërzit.
Nëse nuk e lavdëron, mos e shaj.
Nëse nuk i ndihmon, mos i pengo.
Nëse nuk ke mundësi të agjërosh, mos ha mishin e njerëzve.
 
             
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.