MЁNYRA E ABDESIT

 
Dashuria pėr hir tė Allahut PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Fexhrie Kaēiu   
e enjte. 22 shkurt 2007



Ta duash dikë për hir të Allahut është vepër fisnike për  të cilën janë premtuar shumë merita dhe shpërblime.

"Të duash për hir të Allahut" do të thotë ta duash dikë, jo për dobi të kësaj bote, por sepse ai/ajo është më fetar dhe më i devotshëm ose është në shërbim të muslimanëve dhe Islamit, ose sepse ta duash atë është e urdhëruar nga Allahu sikurse që është dashuria ndaj prindërve.

Profeti Muhamed (alejhi selam) ka thënë:
"Allahu do të pyesë në Ditën e Gjykimit: ku janë ata që janë dashur për hir të Madhërisë Sime? Sot kur nuk ka hije tjetër, do t'i strehoj ata në hijen time." (Muslimi)

Allahu xhele shanuhu thotë në Kur'an:
"S'ka dyshim se besimtarët janë vëllezër…" (49: 10)

Profeti Muhamed (alejhi selam) ka thënë:
"Janë tri gjëra, që secili që i arrin, do ta gjejë ëmbëlsinë e besimit: Nëse Allahu dhe i Dërguari i tij janë më të dashur për të se çdokush tjetër; nëse ai e don dikë vetëm për hir të Allahut; dhe nëse ai e urren kthimin në mosbesim (kufër) pasi Allahu e shpëtoi atë prej tij, aq sa do ta urrente hudhjen e tij në zjarr."

Të kesh dashuri për besimtarët e Allahut dhe robërit e mirë është rezultat i njeriut që don për Allahun, kështu që ai fiton shpërblime dhe merita si ata që i don.

Profeti Muhamed (alejhi selam) qe pyetur:
"Kur do të vie Dita e Gjykimit?" Profeti ynë e pyeti atë: "Çfarë ke përgatitur për atë Ditë?" Njeriu ka thënë: "Asgjë, por unë e dua Allahun dhe profetin e tij." Profeti (alejhi selam) atëherë i ka thënë: "Ti do të jesh (atë Ditë) me ata që i do."

Hadithi i mësipërm është transmetuar nga Enesi. Ai ka thënë se këto fjalë të Muhamedit (alejhi selam) na kënaqën si asgjë tjetër më parë. Ai ka shtuar: "Unë e dua shumë Profetin Muhamed (alejhi selam) – qoftë i bekuar përgjithmonë – dhe Ebu Bekrin dhe Umerin, Allahu qoftë i kënaqur me ta, dhe për shkak të kësaj dashurie, unë do të jem në shoqërinë e tyre, edhe pse veprat e mia nuk janë të njëjta me të tyret." (Buhariu)
Allahu i ka urdhëruar muslimanët ta duan njëri-tjetrin, ta marrin njëri-tjetrin si shokë dhe si vëllezër dhe të kujdesen e ta ndihmojnë njëri-tjetrin.
Për këtë Allahu thotë në Kur'an: "Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur'anin) e Allahut, e mos u përçani! Përkujtonie nimetin e Allahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së Xhehenemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu Allahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju të gjeni të vërtetën e lumtur." (3: 103)

Dashuria  jonë për njëri-tjetrin për hir të Allahut nënkupton që t'i sakrifikojmë nevojat tona për hir të nevojave të vëllait musliman në mënyrë që të kalojmë tej sakrificës normale për hir të miqësisë. Kjo dashuri e pastër është vendimtare ta mbajë besimin e muslimanëve se nëse muslimanët nuk kanë marrëdhënie të forta me njëri-tjetrin, besimi i tyre automatikisht do të zvogëlohet.

Profeti Muhamed (alejhi selam) ka thënë: "Marrëdhënia ndërmjet besimtarëve është si një mur, pjesët e të cilit i mbështesin pjesët e tjera." (Muslimi)

Koncepti i dashurisë për hir të Allahut nuk e pranon "miqësinë" midis burrit dhe gruas që janë jashtë martesës dhe lidhjes familjare. Sidoqoftë, burrat dhe gratë muslimane duhet ta duan njëri-tjetrin për hir të Allahut, fëmijët e tyre do t'i duan ata dhe do ta duan njëri-tjetrin për hir të Allahut. Kjo do të sigurojë rezultate në lidhje të forta familjare dhe umet të shëndoshë musliman.

Muslimani nuk duhet ta lë ose ta braktisë vëllain e tij. Profeti (alejhi selam) ka thënë: "Nuk duhet të ketë prishje të lidhjes, as të largoheni njëri prej tjetrit, as ta urreni njëri-tjetrin. Bëhuni vëllezër, siç u ka urdhëruar Allahu." (Muslimi)
Gjithashtu, Profeti (alejhi selam) i këshilloi muslimanët që t'ia shfaqin njëri-tjetrit dashurinë duke thënë: "Nëse njeriu e don vëllain e tij në besim, ai duhet t'i tregojë atij se e don." (Ebu Davudi)

Transmetohen shumë hadithe nga Profeti (alejhi selam) në të cilat ka treguar se ta duash dikë për hir të Allahut është vepër fisnike, e cila ia mundëson dikujt të bëjë vepra të mira në këtë botë dhe të jetë në shoqërinë e lartë në botën tjetër.

Prandaj, t'i duam njerëzit e mirë për hir të Allahut me qëllim që ta bëjmë veten të mirë dhe ta fitojmë kënaqësinë e Allahut.

                                                                           Përktheu: Fexhrie Kaçiu
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.